
Ledri flet për ndarjen nga Adela Sollaku: Kemi mbetur miq të mirë
E Premte 28 Tetor 2016, 22:10
Dritare.net

Ai pranoi se nuk janë më së bashku, por që kanë mbetur miq të mirë dhe se Adela është një nga njerëzit që ai ka dashur më shumë. Në fjalën e tij Ledri nuk ka përjashtuar rikthimin me të. “Adela nuk është person publik, kam qenë ne lidhje me të, por nuk e kam bërë publike pasi kam dashur të ruaj privatesinë e saj, për fajin tim u bë e njohur edhe ajo,”-u shpreh reperi. Gjithashtu ai theksoi se kanë mbetur miq se do të jenë gjithnjë të tillë dhe se Adela është një nga fanset e tij më të mira dhe do të mbesë e tillë gjithmonë. “Adelën e kam dashur shumë e dua shumë, pasi më ka dashur shumë”,-tha Vula. Në fund reperi nuk e përjashtoi mundësinë për t’u kthyer sërish në në lidhje me Adelën.

















