Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Zgjidhet enigma e ariut të famshëm si njeri!

Zgjidhet enigma e ariut të famshëm si njeri!

Në epokën e mediave sociale, lajmet rreth dukurive të çuditshme mund të udhëtojnë më shpejt se kurrë. Dhe nëse një postim bëhet viral, sigurisht që do të ketë njerëz që e diskutojnë atë dhe do të nxjerrin teoritë e tyre. Kjo i ndodhi një ariu në Kinë, sjellja e pazakontë e të cilit nxiti konfuzion në mesin e përdoruesve të internetit.

Zgjidhet enigma e ariut të famshëm si njeri!

Imazhet u kapën në një kopsht zoologjik në Hangzhou, Kinë dhe u bënë shpejt virale në mediat sociale. Në video, një ari i vogël dhe i zi i quajtur Angela shihet duke qëndruar në këmbët e saj të pasme. Ajo po shikon gjithashtu vizitorët, me putrat e përparme të varura para trupit të saj, në dukje duke imituar gjestet e një njeriu. Disa sekonda më vonë ajo qëndron me katër këmbë në tokë duke kërkuar ushqimin që dikush ia ka hedhur, pastaj ngrihet përsëri në këmbë.

Shpejt, njerëzit filluan të dilnin me teori. Dhe sipas më të njohurit, ariu Angela mund të mos jetë në të vërtetë një ari, por një njeri i maskuar.

Zgjidhet enigma e ariut të famshëm si njeri!

Kopshti zoologjik e zgjidhi shpejt konfuzionin, por jo të gjithë ishin të bindur.

Menjëherë pasi video u bë virale, drejtuesit e kopshtit zoologjik erdhën me sqarime duke u përpjekur të sqaronin konfuzionin. Ata shpjeguan se edhe nëse dikush do të vishte një kostum ariu, ata nuk do të qëndronin gjatë në vapën e verës. Por edhe kështu, disa njerëz ende nuk mund të besojnë se sjellja e Anxhelës është normale për një ari. Dhe kjo ka bërë që më shumë vizitorë se zakonisht të shkojnë në kopshtin zoologjik Hangzhou për të parë personalisht kafshën.

Ekspertët shpjeguan gjithashtu pse sjellja e arinjve të diellit mund të imitojë njerëzit.

Megjithatë, sipas disa ekspertëve, sjellja e ariut të diellit Angela është krejtësisht normale për specien e saj. Njëri prej tyre, Wong Siew Te e shpjegoi këtë, duke thënë:

"Shumica e arinjve mund të qëndrojnë me këmbët e tyre të pasme, por këto lloj arinjsh si Anxhela ngrihen lart për të hetuar rrethinën e tyre, kështu që ka një qëllim përse e bëjnë këtë." Ai tha gjithashtu se lëkura e lirshme dhe e varur e arinjve ndihmon në mbrojtjen e tyre nga lëndimet./l.F-dritare.net