Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Trendi i rrezikshëm në Tik Tok, mjekët apel prindërve: Po i vrisni fëmijët me vezë!

Trendi i rrezikshëm në Tik Tok, mjekët apel prindërve: Po i

Një trend i rrezikshëm është përhapur së fundmi në rrjetin social, ‘Tik Tok’ ku prindërit postojnë video teksa i thyejnë vezë në ballë ose në kokë.

Tashmë të gjithë që kanë një llogari në ‘Tik Tok’ e kanë të pamundur të mos jenë përballur me këtë tred, ku videot postohen me hashtagun #eggprank.

Por është e papranushëm fakti se në këto video reagimi i prindërve të cilët qeshin teksa fëmijët e tyre shpërthejnë në lot ose inatosen nga ky trend, kjo pasi këta të fundit mund të ndjejnë dhimje ose të frikësuar teksa veza goditet në kokën e tyre.

Edhe pse ky trend mund të konsiderohet një video funny nga prindërit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur e verdha e vezës bie në fytyrat e fëmijëve. Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar se shakaja mund të ketë efekte anësore, duke përfshirë mavijosje në kokë ose përhapjen e mikrobeve.

Dr Meghan Martin, një konsulente mjekësore tha: "Unë nuk isha aspak një fanse e madhe e këtij trendi. Kjo nuk është diçka që u sjell dobi fëmijëve në asnjë mënyrë. Ne fjalë për fjalë po godasim salmonelën në ballë të tyre”.

Amanda Mathers, një terapiste pediatrike e cila provoi trendin tek vetja, u shpreh "ishte vështirë të çaja vezë në kokën dhe kafkën time të zhvilluar plotësisht. Dhe pothuajse ndjeva një tronditje, si lot pas syve të mi, vetëm duke u përpjekur të përplas vezën në kokën time."/ M.K-dritare.net