

Para disa kohësh, në Ditën e Nënës, Elia ka postuar një foto të vjetër të Yllka Mujos, në kohën kur ishte duke pritur lindjen e Elias. Yllka është më e bukur sesa kurrë në atë foto, me karakter e njëkohësisht lozonjare, duke mbajtur me duar dy bishtalecë “llasticash”. Ngjan si një Brigitte Bardot brune, me bukurinë e aktoreve të dikurshme, por edhe me ëmbëlsinë që nis të perceptosh, ndoshta dhe krejtësisht si sugjestion, pasi mëson që në atë kohë është duke mbajtur në bark një fëmijë. /Class.

















