Ditën e dielë, në një aksion të tipit komunist, kryetari i Bashkisë së Tiranës, shpalli prapë një fundjavë pastrimi, ku si gjithmonë ishte një fëmijë bashkë me të.
Në ditët e sotme, për shkak të dështimit të llojit të demokraciaë së ngritur në këto 25 vjet, apo të nostalgjisë si proces i natyrshëm i kujtesës, ka një ringjallje të memorjes për kohën e komunizmit dhe gjithë aktivitetet e saj. Mund të ketë nostalgjikë të aksioneve, ashtu siç është e sigurtë që këta nostalgjikë nuk do të lëviznin këmbët për të dalë në aksione të tilla. Koha ka bërë të vetën, dhe në Tiranë siç edhe kanë treguar votimet, nuk ka më shumë se një mijë votues të komunizmit. Atëhere pse bëhen të tilla skenografi?
Në një demokraci normale, kryetari i bashkisë është votuar të bëjë pastruesin e qyteti dhe jo të nxjerrë qytetarët në pastrim. Nuk është dëgjuar askërkund në Evropë, as edhe në raste të jashtëzakonshme,, që bashkia të nxjerrë qytetarët në pastrim.
Por kryetarit të bashkisë kjo shfaqje i duhet për të rregulluar sadopak imazhin e tij prej ekologjisti, dhe mbulojë shfarosjen e 4.000 m2 gjelbërim.
I duhet Edi Ramës, për të mbuluar aferat e lejeve të
ndërtimit që po jep. Në këtë linjë është edhe sulmi i tij i paprecedent, kur në “Opinionin” e gazetarit Blendi Fevziu, deklaroi se “ku është shoqëria civile, që t’i ve një tufë me lule”.
E vërteta është që Rama nuk ka pasur ndonjëherë respekt për shoqërinë civile. E ka përdorur atë dhe kauzat e saj në shërbim të karierës së tij, ashtu siç përdori parimet e demokracisë për të marrë PS-në dhe tani nuk do të bëjë zgjedhje. Ashtu siç përdori Erion Veliajn dhe vazhdon ta përdorë. Por kjo nuk do të thotë se shoqëria civile nuk egziston; se njerëzit nuk e kanë kuptuar që ka përdorur dëshirën e tyre për të dalë nga stanjacioni; siç e kuptojnë që njeriu që urren sindikatat, ekologjinë, solidaritetin, rregullat e lojës, nuk ka lidhje me të majtën. Thjesht,
janë më racionalë dhe po presin ditë më të mira për një alternativë më serioze. Pasi qoftë Rama apo Veliaj, me aksionet e tyre, tashmë janë demode./dritare.net