Shkoi për peshk dhe u mbyt, gjendet i pajetë trupi i 14-vjeçarit në Seman!
E Enjte 11 Gusht 2022, 11:11
Dritare.net
Polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të 14 vjeçarit që u zhduk dje në lumin Seman teksa ishte duke gjuajtur për peshk.
Policia u njoftua diten e djeshme, rreth orës 19:00 se 14-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar dhe dyshohet se ishte futur për tu larë, por nuk kishte dalë më. Policia gjeti rrobat e tij në anë të lumit dhe vetëm pak minuta më parë gjetën edhe trupin e pajetë në ujë./Xh.Xh/dritare.net