Katër persona kanë humbur jetën në një aksident në aksin rrugor Ferizaj-Shtime. Viktimat janë nga fshatrat Mullopolc dhe Dramjak. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ekipi i Forenzikës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli në një prononcim për mediat e Kosovës tha:
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emërgjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet."/K.C/dritare.net