
Kroçera bën ndalim të detyruar në Vlorë, kapiteneria shpëton turisten e sëmurë
E Enjte 30 Maj 2019, 08:08
Dritare.net

Kroçera "Costa Victoria" ka ndaluar në radën e portit të Vlorës dhe kapiteni i portit bashkë me personelin e ndihmës së shpejtë kanë shkuar në bordin e saj për të marrë të sëmurën, duke bërë të mundur transportimin e saj me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Vlorës.
68-vjeçarja ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve të Vlorës, ndërsa gjendja e saj paraqitet e rënduar./ e.k-Dritare.net

















