
Vjosa Osmani: Partia ime po e rrëzon qeverinë me besimin më të madh
Dritare.net
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani iu është drejtuar qytetarëve me një fjalim për të cilin është shprehur se nuk do të dëshironte asnjëherë ta mbante. Në fjalimin e saj, Osmani është shprehur kundër rrëzimit të qeverisë.
Ja fjala e Vjosa Osmanit!
“Asnjëherë nuk do doja ta mbaja, pasi si kryetare e Kuvendit e kam përgjegjësinë institucionale, pasi partia ime e përkrahur edhe nga opozita e sotme sot ka sjellë për votim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë me besimin më të madh, kur bota po vuan e Evropa e ka bërë moto solidaritetin mes njerëzve, sot rrezikojmë ta humbim edhe atë fije solidariteti, ky është fjalimi që nuk do doja ta mbaja pasi në këtë çast Kosova po përballet me njërën nga sfidat më të mëdha të njerëzimit, e në këtë çast të trishtë që po e bëjmë edhe më të trishtë me mocionin ndaj Qeverisë. Të dashur qytetar të vendit tim, tash kur ego po na kërkon ti përmbushim apetitet, mjekët tanë po përpiqen për të shpëtuar jetë, por ne çfarë kemi vendosur, t’i lëmë ata të pashpresë në betejën jetësore, t’ua largojmë qeverinë kur kanë nevojë, duke i demotivuar policët e krejt qytetarët, ne sot do duhej të diskutonim për t’ua lehtësuar puntorëve shëndetësorë shërbimet, të diskutonim për masat mbrojtëse ndaj policëve në detyrë, për barnat, masat mbrojtëse, masat shtesë për rastet sociale, gjatë kësaj periudhe do duhej të diskutonim për bizneset”

















