Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tensionet në veri të Kosovës, digjen disa makina, policia hedh gaz lotsjellës

Tensionet në veri të Kosovës, digjen disa makina, policia hedh

Të shtëna armësh janë dëgjuar në Zveçan, ndërsa janë djegur vetura të Policisë.

Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur para objektit të Komunës së Zveçanit.

Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka njoftuar se po asiston kryetarët e zgjedhur për të hyrë në objektet komunale.

Policia e Kosovës është përpjekur ta ruajë rendin e qetësinë para ndërtesës së Komunës së Zveçanit ku janë mbledhur qytetarë serbë.

Nga pamjet që janë transmetuar live nga qytetarët shihet se është hedhur gaz lotsjellës si dhe dëgjohen krisma armësh.

Policia ka njoftuar se ka qenë duke i asistuar kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin-Potokut të hyjnë në objektet e ndërtesave komunale.


Pas të shtënave para komunës së Zveçanit, serbët e tubuar janë dëgjuar duke thirrur “ubij”, që në shqip do të thotë “vrite”.

Policia është futur në ndërtesën e Komunës së Zveçanit./K.C/dritare.net