Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Shokuese në Pejë/ Infermierja rreh të moshuarën, koleget e filmojnë dhe tallen me të!

Shokuese në Pejë/ Infermierja rreh të moshuarën, koleget e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka qëlluar me shpulla e shqelma, teksa koleget e tyre “shkrihen së qeshuri” nga kjo mizori e as nuk e marrin mundimin që ta ndalojnë, por e filmojnë.

Shokuese në Pejë/ Infermierja rreh të moshuarën, koleget e

“Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë infermierja.

Aktorja Kaltrinë Zeneli e ka publikuar videon në rrjetet sociale ku shkruan se është e shokuar dhe se nuk di çfarë të shkruajë për pamjet

“Do me thane spo di as se ka me ja nis e as cka me shkrujte ma perpara.…”, shkruan aktorja, teksa shpërndan videon.

Shokuese në Pejë/ Infermierja rreh të moshuarën, koleget e

Një pamje e tillë ka sjellë zemërim në opinionin publik, e për pasojë qytetarët u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa. Pas publikimit të këtyre pamjeve Policia e Pejës ka konfirmuar arrestimin e dy vajzave për rrahjen brutale të të moshuarës në Pejë. Bëhet fjalë për vajzën brune që ka dhunuar të moshuarën si edhe personin që ka filmuar.

Shokuese në Pejë/ Infermierja rreh të moshuarën, koleget e

Shokuese në Pejë/ Infermierja rreh të moshuarën, koleget e

Shokuese në Pejë/ Infermierja rreh të moshuarën, koleget e

"Policia menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin. Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshme", njofton policia./Xh.Xh/dritare.net