Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Richard Grenell reagon mbi zhvillimet në veri: Ktheni Thaçin!

Richard Grenell reagon mbi zhvillimet në veri: Ktheni Thaçin!

Ish-emisari special amerikan për dialogun, Richard Grenell ka reaguar mbi zhvillimet e sotme në veri të Kosovës, ku situata vazhdon të jetë e tensionuar.

Ai përmes Twitter shkruan se, shqiptarët e dinë se problemi është kryeministri Albin Kurti dhe për këtë gjë, mbetet një fatkeqësi për sekretarin Anthony Blinken. Si rezultat, ai shkruan që të kthehet ish-presidenti Hashim Thaçi.

Richard Grenell reagon mbi zhvillimet në veri: Ktheni Thaçin!

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që nga nëntori i vitit 2020 ai gjendet në paraburgim në Hagë dhe është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij./M.K/dritare.net