Konstituohet Kuvendi i Kosovës. Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare
Wednesday 11 February 2026, 18:06
Dritare.net

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori mbështetjen e 66 deputetëve, 44 ishin kundër e tetë abstenuan. Pas saj në pako u votuan edhe të pesë nënkryetarët.
Legjislatura e dhjetë është konstituuar. Në fjalimin e saj, Haxhiu u zotua për punë të përgjegjshme e me barazi për të gjithë.
Zgjidhen edhe nënkryetarët, përfshirë Simiqin e Listës Serbe./K.C/dritare.net