
Hoti flet si kryeministër i Kosovës: Do ia dalim zot këtij vendi!
E Mërkurë 3 Qershor 2020, 14:02
Dritare.net
Kuvendi i Kosovës miratoi sot me 61 vota pro qeverinë e re, me kryeministër Avdullah Hotin. Pas votimit në një prononcim të shkurtër për media, Hoti u shpreh se është i vetëdijshëm për sfidat e mëdha që ka vendi, por është i bindur se do t’ia dalë zot Kosovës.
“Unë sot kam dhënë zotimet para deputetëve për ndërrimin e diskursit publik në vend, për të kthyer normalitet dhe siguri në jetët tona të përditshme dhe për të kthyer e për forcuar miqësitë tona ndërkombëtare, dhee jam i vetëdijshëm për sfidat që i kemi, jam i bindur në koalicionin që kemi ndërtuar. Do t’i dalim zot këtij vendi, duke punuar edhe me opozitën”, ka thënë ai./L.F-dritare.net

















