Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Presidenti Thaçi: Sot një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë

Presidenti Thaçi: Sot një ditë e rëndësishme për

Sot Kuvendi i Kosovës, votoi qeverinë e re, me kryeministër Avdullah Hotin. Presidenti Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se sot është një ditë e rëndësishme për demokracionë në Kosovë.

“I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, shkruan Thaçi./L.F-dritare.net