Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

E ngacmoi seksualisht/ Alpinistja nga Kosova publikon videon: Dhunuesi nga një familje e njohur. Jam rëndë emocionalisht!

E ngacmoi seksualisht/ Alpinistja nga Kosova publikon videon: Dhunuesi nga

Alpinistja nga Kosova, Mrika Nikqi ka përjetuar një sulm seksual në Pejë.

Ajo nuk ka zgjedhur të heshtë në një rast të tillë, por ka publikuar videon e kapura nga kamerat e sigurisë për të ndërgjegjësuar shumë goca e gra që bien pre e ngacmimeve seksuale.

Në video shihet fare qartë se si djali,Florian Beqiraj, anëtar i një familje të njohur në qytetin e Pejës, e kap nga pas dhe tenton ta puthë me zor.

E ngacmoi seksualisht/ Alpinistja nga Kosova publikon videon: Dhunuesi nga

Nikqi ka treguar se për fat të mirë personi është gjetur dhe çështja ka kaluar tashmë në gjykatë, por kjo ka ndikuar në gjendjen e saj emocionale.


“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht !
Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.

Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.
Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji.

Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, shkruan Nikqi.", shkruan ajo në Facebook./M.K/Dritare.net