
Arrestohet sërish burri i ish-ministres shqiptare!
Dritare.net
Kryetari i PSD-së është arrestuar nga Policia e Kosovës. Dardan Molliqaj u arrestua në afërsi të zyrës së PSD-së. Arrestimi i tij vjen pas paralajmërimit për urdhërarrest ndaj tij përgjatë ditës së djeshme. Megjithatë, përkundër kësaj, kryetari i PSD-së ka qenë prezent në protestën e veteranëve për përfshirjen në pagë minimale.
Molliqaj gjatë protestës deklaroi se shpreson në fitore të veteranëve.
“Protesta e veteranëve është reagim për padrejtësinë që po u bëhet veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria. Është e pa drejtë që po i maltretojnë, po i stigmatizojnë dhe po i luftojnë. Protesta po është çdo ditë e më e fuqishme besoj në fitoren e veteranëve besoj në fitoren e veteranëve sepse është e drejtë e tyre”, u shpreh Molliqaj.
Gjykata Themelore në Prishtinë dje lëshoi urdhërarrest për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit të LVV-së, Haki Abazit.
Dardan Molliqaj është bashkëshorti i ish-Ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini./Xh.Xh/dritare.net

















