Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vrasje makabër në Pejë/ Djali vret të ëmën, i pret kokën me thikë!

Vrasje makabër në Pejë/ Djali vret të ëmën, i pret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Pejë, ku një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij.
Nga Prokuroria, mësohet se djali ka privuar nga jeta nënën e tij në lagjen Kapeshnicë të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.
Krimi makabër në Pejë dyshohet se u krye me gjakftohtësi, ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është provuar se viktimës i ishte këputur me thikë koka nga trupi, ku koka ishte vendosur në tavanin e shtëpisë, ndërkaq trupi në katin tjetër.
Tmerri i kësaj ngjarje bëhet akoma më i rëndë për shkak të dyshimit se pas kryerjes së krimit, gjaku i viktimës u pi nga djali i saj, i dyshuari për vrasjen e nënës së tij. Mes tjera, policia bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar./K.C/dritare.net