Na ndiqni edhe në

Arkiv

Kompozitori francez: Ndihem i turpëruar nga Evropa, po nxitet lufta mes të krishterëve dhe muslimanëve

Kompozitori francez: Ndihem i turpëruar nga Evropa, po nxitet lufta mes
Kompozitori dhe pianisti francez Stephane Blet thotë se Europa po përgatit “skenar të frikshëm” kundër Turqisë dhe përmes keqpërdorimit të mediave po përpiqet të provokojë urrejtje dhe frikë mes muslimanëve dhe përfundimisht të shkaktojë një luftë midis muslimanëve dhe të krishterëve.

Artist i shquar francez, i njohur si i dhënë pas kulturës turke dhe Stambollit, Stephane Blet, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) ka kritikuar Evropën për qëndrimin anti-turk. “Qysh më parë kam vërejtur se një gjë e tillë do të ndodhë. Unë me të vërtetë ndihem i turpëruar nga Evropa. Unë jam francez, por Franca nuk është ajo që dikur ka qenë. Kam frikë shumë, sepse shoh se çfarë janë duke u përpjekur për të bërë. Po përpiqen të krijojnë një lëvizje shumë të keqe sioniste në Evropë. Të gjitha mediat përdoren për t’i frikësuar njerëzit nga muslimanët. Dëshirojnë që të krishterët të luftojnë me muslimanët”, shprehet Blet.

Blet thekson se në mediat europiane prej një kohe të gjatë nuk ka pasur asnjë lajm pozitiv për Turqinë, por vetëm lajme në kontekstin e propagandës anti-turke, duke shtuar se ai personalisht ka parë pasurinë dhe bukurinë e Turqisë dhe muslimanëve, porse media në Europë është përgjegjës për shkaktimin e problemeve midis të krishterëve dhe muslimanëve që, sipas tij, dikur jetonin në harmoni.

“Gjendja ekonomike në Europë është e keqe dhe tani duan të rrisin frikën ekonomike të njerëzve. Mbi të gjitha, është një plan i madh dhe i rrezikshëm për të shkaktuar kaos”, tha Blet, i cili shtoi se jo të gjithë europianët janë racistë dhe se shumë prej tyre janë të pakënaqur me liderët e tanishëm politikë. “Në Francë më janë anuluar disa koncerte dhe më kanë quajtur fashist, sepse unë e dua Turqinë. Kjo është gjendje e keqe dhe pikëlluese dhe çdo gjë është bërë disi politike. Unë jam artist, kam lindur si i krishterë dhe jam mik i afërt me shumë muslimanë. Kjo në Europë nuk duan të jetë shembull dhe gazetarët përhapin gënjeshtra, edhe pse janë në dijeni të së vërtetës”, thotë më tej Blet.