
Këngëtari me famë botërore në Shqipëri vetëm për foto, mësoni çmimet dhe rregullat!
Dritare.net

Por në faqen zyrtare të këngëtarit, nuk përmendet asnjë koncert.
Në të thuhet se këngëtari ka nisur turin e takimeve dhe përshëndetjeve me fansat.
Në listën e shumë vendeve është shtuar edhe Shqipëria.
Që të jemi të qartë, këngëtari do të vijë në vendin tonë vetëm për të përshëndetur fansat. Sigurish kjo kushton. Më poshtë ju sjellim rregullat të cilat janë publikuar në faqen zyrtare të artistit.
Si fillim ju duhet të rezervoni takimin tuaj me Malumën për një foto. Ajo kushton 370 dollarë. Foto nuk do të jetë e printuar. Ajo do të jetë e një cilësie të lartë dhe do të publikohet në faqen zyrtare të turit “Meet and Greet”, (takime dhe përshëndetje). Çmimi do të jetë i njëjtë si për fëmijët edhe të rriturit, dhe në asnjë rast nuk do t’ju kthehen paratë. Ndaj nëse jeni fans i çmendur, kujdesuni mirë për atë sekondë që do të shkrepet fotoja./L.F-dritare.net

















