Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kanë mbetur edhe 24 orë për marrëveshjen Vetëvendosje-LDK

Kanë mbetur edhe 24 orë për marrëveshjen
Nga Isa Myzyraj 

Ditën e nesërme në Kosovë do të mblidhet Kuvendi në seancën e parë pas zgjedhjeve te 6 tetorit, për konstituim.

Seanca e konstituimit është thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi, ndërsa deri më tani nuk ka një marrëveshje Vetëvendosje-LDK.

Kjo do të thotë që nëse brenda këtyre 24 orëve Kurti dhe Mustafa nuk arrijnë marrëveshje, kjo situatë edhe mund të krijojë një krizë  të thellë politike pa shkuar në zgjedhje.

Sipas legjislacionit të Kosovës, Kryetari i Kuvendit i takon që ta propozoje partia më e madhe që ka dalë nga zgjedhjet, pra Lëvizja Vetëvendosje, dhe kryetari duhet të votohet nga deputetët.

VV nuk mund ta zgjedhë e vetme kryetarin pasi duhen edhe votat e LDK.

Më herët është përfolur se kryetare e kuvendit do të jetë Vjosa Osmani nëse arrihet një marrëveshje VV-LDK./dritare.net