
Ja të gjithë aktorët që braktisën Portokallinë!
Dritare.net

Pasi Bes Kallaku, dhe Erion Isai deklaruan ikjen e tyre nga Portokallia, dritare.net raportoi mbrëmë edhe për ikjen nga ky spektakël i aktorit të dashur Florian Binaj.
Por ikjet nga “Portokallia” nuk janë të reja, pasi nga ky spektakël kanë ikur edhe shumë aktorë të tjerë.
Elvis Pupa dhe Ervin Bejler braktisën para disa vitesh “Portokallinë”.
Ermal mamaqi , Gentjan Zenelaj dhe Juljan Deda gjithashtu ikën nga “Portokallia” për të shkuar në “Vizion Plus” me spektaklin “Apartamenti 2XL”
Erand Sojli u largua nga “Portokalli” duke deklaruar se donte të ishte një artist i lirë, e më vonë edhe gruaja e tij Rina braktisi spektaklin.
Romir Zalla gjithashtu ka braktisur “Portokallinë”.
Ndërsa ikja më e bujshme ishte ajo e Agron Llakajt, moderatorit që e kishte prezantuar prej vitesh këtë spektakël. Llakaj kaloi më vonë në “Vizion Plus” me spektaklin e humorit “Al Pazar”./ I.M-Dritare.net

















