Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja surpriza e Arbana Osmanit, për burrin që i kërkonte Ramës gruan!

Ja surpriza e Arbana Osmanit, për burrin që i kërkonte Ramës
Të gjithë e mbajmë mend Kastriotin, burrin që disa ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, i kërkonte kryeministrit Rama, gruan e tij e cila ishte strehuar në hotel.

Kastrioti i ishte drejtuar programit "Dua të të bëj të lumtur", për t'i kërkuar gruas së tij të largohej nga hoteli dhe të qëndronin bashkë.

Ai rrëfeu historinë  e tij, ku tregoi se kishte probleme në komunikim të cilat vinin si pasojë e çrregullimeve neurologjike dhe se ishte martuar me bashkëshorten e tij, Dranden me mblesëri. Në jetë ata kishin sjellë dy fëmijë, por djali i dytë kishte lindur me çrregullime të spektrit autik.

Bashkëshortja nuk prani të largohej nga hoteli, pasi e shikonte si zgjidhjen e vetme për fëmijët e saj.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani e surprizoi Kastriotin, duke i dhuruar një kontratë qiraje të një shtëpie të re të mundësuar nga të ardhurat e grumbulluara nga shitja librit të saj “Receta për 5 minuta"./E.B-dritare.net