Iva Aliko ka folur sot në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit në “Klan TV”. Por ndryshe nga sa ka deklaruar më parë për “Panoramën”, Aliko ka ndryshuar version. Ajo ka folur për dy politikanët që i kanë kërkuar seks dhe kësaj here thotë se njërin prej tyre e ka takuar në një lokal jashtë Tirane, por se me të ka konsumuar veç një pije. “Nuk më kërkojnë seks, por thjesht më kanë kërkuar të dal për një gotë. Kam dalë me njërin jashtë Tiranë, por jo se më ka kërkuar seks. Është një keqkuptim”, ka thënë Aliko te Çani. Ajo nuk e zbulon emrin e politikanit, por thote se e ka pasur mik perpara dhe se e kishte takuar para nje muaj e gjysme thjesht si shok. Ajo ka folur edhe për deputetin nga Kosova. Për të ajo thotë se është në lidhje dhe se bashkë me të i kanë parë gazetarë në Kosovë dhe nuk e kanë parë të arsyeshme që t’ua publikojnë fotot. E pyëtur nëse ai është i martuar, Iva Aliko tha se nuk dëshiron më të flasë për këtë temë