
Ish-futbollisti dhe ish-drejtuesi sportiv Igli Tare është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”.
Tare dyshohet se ka fshehur një vilë në Dhërmi, që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Sipas të dhënave të bëra publike, Igli Tare po hetohet për pastrim parash, ndërsa paraqitja e tij në SPAK lidhet me hetimet që po zhvillohen për pasuritë dhe transaksionet e përfshira në dosjen në fjalë.
Hetimi vijon nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nga organet e drejtësisë përgjegjësia konkrete e personave të përfshirë./K.C/dritare.net