Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përdhunimi i të miturës në Kavajë, dëshmia tronditëse e 7 adoleshentëve!

Përdhunimi i të miturës në Kavajë, dëshmia
Kanë dalë para Gjykatës së Durrësit, adoleshentët që abuzuan seksualisht me 13-vjeçaren nga Kavaja. Nga 'balkanweb" mësohet se, 7 djemtë kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren. Djemtë shprehën se e merrnin vajzën në shtëpinë e tyre, sapo përfundonte mësimi. E shantazhuar me një video intime, 13-vjeçarja shkonte çdo ditë pas shkolle në shtëpinë e djemve dhe kryenin marrëdhënie seksuale. Kjo gjë ndodhte kur në banesat e tyre nuk kishte njeri dhe kur prindërit e tyre ishin në punë. Ndërkohë, të marra në pyetje nga Prokuroria, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës thanë se, nuk dinin gjë për këtë./K.C/dritare.net