
Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2017: Peshorja dhe Akrepi
Dritare.net


Këtë vit ju jeni një nga shenjat më të favorizuara, duke qenë se Jupiteri ndodhet në shenjën tuaj. Në kushte normale, dielli do të ndriçojë për ju. Megjithatë, hëna e re e muajit të kaluar mund të ketë risjellë në vëmendje një plagë të vjetër mes jush dhe partnerit/es ose familjarëve. Do t’ju duhet pak kohë që ta kaloni këtë, ndaj merrini gjërat me ngadalë. Këtë muaj, Plutoni mund të rinxjerrë në sipërfaqe ndjenja nga e kaluara, që u jeni shmangur ose keni tentuar t’i harroni. Duke menduar për këto ndjenja dhe duke mbledhur më shumë informacione, mund të arrini t’i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër. Këtë muaj do të fokusoheni tek e shkuara dhe jo tek ardhmja, duke qenë se Afërdita, udhëheqësja juaj, do të jetë në prapavijë deri më 15 prill. Derisa të arrini në fund të muajit, nuk do të keni bërë shumë progres, sepse thelbi këtë muaj nuk është progresi, por reflektimi. Me Afërditën në prapavjë, nuk këshillohet që të bëni ndryshime radikale në pamjen tuaj të jashtme, si: operacione plastike apo ndryshime drastike të Þokëve. Shmangni me çdo kusht eksperimentet estetike. Mërkuri gjithashtu do të jetë në prapavijë nga 9 prilli deri më 3 maj dhe kjo do të prekë mënyrën sesi ju shihni partnerin/en.
Megjithatë, mos dilni menjëherë në përfundime sepse gjërat nuk do të jenë të qarta. Po ashtu, shmangni kontratat gjatë prillit. Më 10 prill, hëna e plotë do të jetë në Peshore, ndaj një gjë mjaft e rëndësishme pritet t’ju ndodhë në ditët rreth kësaj date dhe mund të përjetoni shumë tension. Partneri/ja mund të fillojë të sillet në mënyrë të çuditshme dhe ju nuk do të dini ç’të mendoni. Lërini pak hapësirë dhe shihni nëse kjo sjellje do të vazhdojë apo bëhet fjalë vetëm për një fazë kalimtare. Sërish, shmangni gjykimet e nxituara. Këtë muaj shpenzimet do të jenë të shumta. Do të mësoni se duhet të paguani disa taksa, por mos u demoralizoni, sepse me daljen e Afërditës nga prapavija, do të gjeni mënyra të reja për të bërë para. Në të kundërt mund t’ju duhet të aplikoni për një kredi. Kjo është një kohë e mirë për të ekzaminuar gjendjen tuaj financiare
. Nëse ndiheni në vështirësi me paratë, mund të gjeni shpëtim në fund të muajit sepse një hënë e re miqësore do të shfaqet në shtëpinë tuaj të financave më 26 prill. Pas gjithë këtyre llogaritjeve, negociatave dhe vendimmarrjeve, do të jeni gati për një pushim të merituar. Mund të niseni për një udhëtim të këndshëm në një vend ku nuk keni qenë kurrë më parë nga 21 prilli. Shfrytëzojeni këtë kohë, sepse nga fillimi i qershorit dhe pjesën më të madhe të korrikut, do ta keni të mbushur me oferta joshëse pune. Nëse e pranoni njërën prej tyre, nuk do të doni të lëvizni nga tavolina e punës. Koha ideale për pushime është fundi i prillit ndaj shfrytëzojeni.
AKREPI
Detyrat tuaja në punë kanë tendencën të kenë ndryshime të shpeshta e të papritura, gjë që ju bën të ndiheni nën presion. I gjithë departamenti juaj është në stres dhe presion që çdo gjë të zgjidhet, kjo do të ndihet nga të gjithë që në Ýllim të prillit. Megjithatë, projektet që keni në dorë janë mjaft lukrative dhe si ju, ashtu edhe kolegët tuaj, i vlerësoni shumë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që t’i trajtoni këto projekte si të jenë tuajat (ndoshta dhe janë). Më 5 prill, do të jetë dita juaj me fat pasi Marsi dhe Plutoni do të jenë tërësisht në harmoni dhe duke qenë dy udhëheqësit tuaj, do ta ndieni fuqinë e tyre, pavarësisht tensioneve në punë. Ngjarjet përgjatë hënës së plotë më 11 prill do t’ju surprizojnë. Ndonëse kishit frikë se një projekt për të cilin po punoni momentalisht kishte probleme të rënda, gjërat do të përmirësohen nga hëna e plotë dhe do t’ju vijnë duartrokitje për punën që keni bërë. Puna në grup do të jetë e domosdoshme në tre javët e para të prilit duke qenë se Marsi do të jetë në shtëpinë tuaj të shtatë të partneritetit. Mos tentoni të merrni kontroll të plotë sepse gjërat nuk do të funksionojnë. Afërdita do të jetë në prapavijë deri më 15 prill, kështu që ndonëse nuk do të jeni dakord me disa vendime (si në çift ashtu edhe në punë), do të jetë shumë e vështirë që t’i mbushni mendjen të tjerëve që të veprojnë ndryshe.
Ndiqni rrjedhën sepse nuk është koha e duhur për të insistuar. Mos bëni gjëra të nxituara në jetën personale, por vetëm reflektoni mbi ato që kanë ndodhur. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 9 prilli deri më 3 maj, duke ndikuar tek projektet në punë por edhe ndjenjat ndaj partnerit/es. Gjërat nuk do të jenë aspak të qarta. Përmbahuni, ndaloni, shikoni dhe dëgjoni! Instikti juaj do të jetë mjaft i fortë dhe ai do t’ju tregojë çfarë të bëni. Çdo gjë do të përmirësohet me hënën e re në shenjën e Demit më 26 prill. Kjo hënë do të jetë mjaft miqësore, ndaj çdo pikëpyetje që keni pasur për marrëdhënien tuaj në çift do të Ýllojë të marrë përgjigje. Nëse jeni single, dashuria do të jetë në ajër dhe mund të takoni dikë në një festë apo event. Fundjava më romantike do të jetë ajo e 15-16 prillit. Kjo është e njëjta fundjavë kur Afërdita del nga prapavija, ndaj do të gjeni sinjale që jeta juaj sentimantale po shkon në rrugë të mirë./anabel.al

















