Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i shtatorit për Gaforren, sipas Brankos!

Gaforrja
Trazirat emocionale të së kaluarës më në fund i lënë vendin një pjekurie dhe qartësie më të madhe të brendshme. Shtatori rezulton të jetë një muaj i vlefshëm për të sqaruar çështjet në familje dhe për të forcuar marrëdhëniet që janë vërtet të rëndësishme për ty. Në aspektin profesional, fjala kyçe është durimi. Edhe pse objektivat e mëdha kërkojnë kohë, shenjat e para të një përmirësimi janë tashmë në horizont.

Dashuria: Është momenti për të zgjidhur keqkuptimet me të afërmit ose me njerëzit e dashur dhe për t'i përjetuar marrëdhëniet me më shumë qetësi e serenitet.

Puna: Përparime graduale, por të vazhdueshme. Prit me besim, sepse lajmet pozitive do të vijnë.

Këshilla për muajin: Gjej momente për të dëgjuar veten dhe mos lejo që ankthi për të arritur rezultate të të marrë përpara./dritare.net