Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 23 qershor 2017

Horoskopi i ditës 23 qershor 2017

Dashi

21.03-20.04

Shtëpia është aty ku e keni zemrën. Në vend se të kërkoni aventura të reja, kaloni më shumë kohë në familje. Gatuani ushqime për të afërmit e të dashurit tuaj. Ridekorojeni dhomën e preferuar. Vendosni disa orendi të bukura e vepra arti. Nëse keni kërkuar një vend më të përshtatshëm për të jetuar, është koha ideale të kërkoni. Do të gjeni një hapësirë interesante që ju shërben shumë mirë për të ikur nga presioni i jetës publike.

Demi

21.04-20.05

Shfrytëzojeni rastin të shoqëroheni me njerëz që kanë ide e që janë pranues ndaj të tjerëve. E keni një ide fantastike, por nganjëherë keni drojë ta ndani me të tjerët. Rrethojeni veten me artistë që e kuptojnë se procesi kreativ do të jetë inspirues. Kur jeni me një grup të tillë, do të ndiheni të lirë të shprehni nocione të duhura. Me inkurajimin e tyre do ta ktheni një koncept premtues në një produkt a shërbim efektiv.

Binjakët

21.05-20.06

Jeni në kërkim të një pune të re. Nëse po kërkoni një vend tjetër pune, bëjeni një dosje me shembujt më të mirë të punës suaj. Dërgoni aplikacione. Shkoni nëpër intervista. Do të godisni më tepër seç e prisni. Bashkohuni me ndonjë kompani që merret me shërbimet e konsumatorëve, sepse do të ndjeni përmbushje emocionale. Ju e dini se si të merreni me telashe e ankesa. Ngadalë e sigurt do të filloni një seri promovimesh që ju ndihmon në një divizion të suksesshëm.

Gaforrja

21.06-20.07

Qendra e vëmendjes u takon juve. Përfitoni nga rasti të promovoni agjendën tuaj, të ndani ide dhe të kërkoni vëmendje. Nëse po kërkoni dashurinë, do të keni mundësi të zgjidhni midis disa admiruesve. Zgjidheni atë që ju bën të ndiheni të kënaqur e të admiruar. Në të kaluarën keni pasur vetëm një fokus. Tani e keni shansin të pranoni gjithë kujdesin e dashurinë që dikur ua keni dhënë të tjerëve.

Luani

21.07-20.08

Do të mund të falni e të harroni një tradhti. Sapo të keni mundësi të largoheni nga kjo ngjarje e pakëndshme, do të mundë të merreni me veten. Ndani kohë nga puna, shijoni gjumin e pasdites e lukset në banjë të ngrohtë. Merruni me gjëra që ju kënaqin. Rrobat, stolitë dhe veprat artistike janë investime të mira në lumturinë tuaj. Edhe nëse keni buxhet të kufizuar, mund të kënaqni veten pa shpenzime. Shkoni shëtisni nëpër park, vizitoni ndonjë muze apo merrni hua filma.

Virgjëresha

21.08-20.09

Do të stimuloheni duke bashkuar forcat me njerëz që mendojnë si ju. Jeni lodhur duke u përpëlitur në një ambient të pakëndshëm. Kur merreni me njerëz që nuk janë inteligjentë sa duhet ndiheni në siklet. Kur ndodh kjo e rëndësishme është ta mbushni kohën e lirë me aktivitete të duhura. Bashkojuni ndonjë klase arti, grupi politik apo klubi librash, sepse do të merrni stimulimin që kërkoni. Ndiheni të izoluar në komunitetin tuaj? Konsiderojeni t’i bashkoheni një grupi online ose të shkoni në një lagje më sociale.

Peshorja

21.09-20.10

Do të jeni yll në ngritje sa i përket karrierës. Të tjerët i përshtaten mirë qëndrimit tuaj prej personi të kujdesshëm. Duke u interesuar për klientë e konsumatorë, do të tërhiqni shumë ndjekës besnikë. Kolegët do të mund të kërcënohen nga popullariteti juaj. Bëjeni atë që u vjen natyrshëm. Shpejt do të merrni një ofertë pune, nga një kompani rivale. Shkoni ku trajtoheni më së miri. Puna në një kompani që i trajton si duhet punëtorët, do t’ua mundësojë të arrini nivelin e suksesit që asnjëherë s’e keni imagjinuar si të mundshëm.

Akrepi

21.10-20.11

Udhëtimet apo studimet do të kenë rol të madh në jetën tuaj. Është koha t’i zgjeroni horizontet. Edhe pse keni bërë progres të admirueshëm muajve të fundit, është koha të dilni në nivele tjera. Vizitoni ndonjë metropol kulturor apo vend spiritual, sepse do të ndryshoni këndvështrimin. Nëse diplomoni në një degë të avancuar sa i përket subjektit të preferuar do të rrisni perspektivën. Idetë, këndvështrimet e tingujt familjarë ju sjellin rehati, por është e rëndësishme të përmbushni potencialin duke hyrë në ambiente jofamiljare.

Shigjetari

21.11-20.12

Një burim i ri të ardhurash ju sjell stabilitet financiar. Mund të përfitoni nga ndonjë bonus shtesë, trashëgimi apo çështje ligjore. Shfrytëzoni këto para për t’i depozituar në një shtëpi, të paguani disa borxhe apo edhe të bëni një llogari kursimesh. Kur keni para të gatshme rezervë do të ndiheni më të fuqishëm. Kjo do t’ua mundësojë të ndiqni edhe mundësi të reja pune. Do të mund të përballoni një stil jetese që rezonon vlerat tuaja.

Bricjapi

21.12-20.01

Duhet ta bëni prioritet që t’u përshtateni nevojave të të afërmve e të dashurve tuaj. Gjithmonë keni qenë tipa shumë ambiciozë. Kjo dëshirë për të ecur tutje u ka bërë të neglizhoni jetën private. Mos e bëni këtë gabim tani. Shikoni mirë punën e orarin dhe aranzhoni takime me njerëzit që i doni. Hani drekë me mikun më të mirë, shkoni shihni filma me partnerin ose dilni në park me të afërmit. Ngadalë por sigurt do të bëheni më pak të konsumuar me karrierën.

Ujori

21.01-20.02

Kur t’i pastroni disa çështje, do të merrni frymë lirshëm. Në vend se të provoni të punoni përreth kaosit, ndaloni atë që po bëni. Ndani kohë nga orari i zënë që të shikoni mes dokumenteve, koshit të mbeturinave a gjërave të tjera. Cilido material që nuk e shfrytëzoni në baza ditore duhet të vendoset në kuti përkatëse. Të gjithë duhet t’i ruajnë gjërat e veta. Nëse s’po keni hapësirë sa duhet, është mirë të siguroni një hapësirë më të madhe.

Peshqit

21.02-20.03

Jeni duke u futur në një periudhë loje. Shijojeni në maksimum. Shkoni në një pushim, hyni në një romancë ose lansoni një projekt kreativ, sepse të gjitha janë mënyra të mira për të rritur energjinë. Nëse u keni kushtuar shumë kohë përgjegjësive familjare, punësojeni dikë për t’ju ndihmuar. Jepuni detyra edhe të afërmve të tjerë. S’ka arsye pse të merreni vetë me të gjitha. Duke i sistemuar prioritetet tuaja do të rifitoni mirësinë e jetës.