

21.03-20.04
Nëse nuk mund të pajtoheni me disa çështje që do të diskutohen dhe ndiheni jo rehat, është më mirë të largoheni. Tregoni respekt për opinionet e të tjerëve edhe nëse mendoni se janë gjepura. Nuk është koha e duhur që t’i tregoni mikut tuaj se nuk pajtoheni me diçka që ka të bëjë me të. Dikush është më i ndjeshëm sesa që duket. Nëse një interes i juaji ka filluar të zbehet, nuk do të thotë se të gjithë do t’ju kuptojnë.
Demi
21.04-20.05
Ngazëllimi është vetëm njëra anë e aktiviteteve që do të ndani me njerëzit e tjerë sot. Një miqësi shumë e përshtatshme do t’ju bëjë të ndiheni ngrohtë. Mund ta gjeni veten në qendër të interesit lokal kur miqtë ose fqinjët do të jenë të përqendruar në mënyrë të veçantë për mirëqenien tuaj. Romanca do të shtojë edhe më shumë ngazëllimin mbrëmjes suaj.
Binjakët
21.05-20.06
Është një ditë e mirë që të nisni një punë të re ose të promovoni diçka që do t’iu dalë në rrugë. Modestia nuk ju shpie askund dhe njerëzit kanë dëshirë të shohin se keni besim, këmbëngulësi dhe ekspertizë. Mos u ktheni prapa, dëshmoni veten tuaj në rolin e liderit. Ndani mendimet tuaja me dikë që pret të dëgjojë nga ju. Mbase nuk do ta vëreni por ju jeni ai që keni idetë më të mira dhe përpjekjet e ekipit tuaj mund të dështojnë nëse nuk angazhoheni edhe ju.
Gaforrja
21.06-20.07
Përgjigjja në një pyetje që i keni bërë dikujt është shumë e paqartë dhe do të mbeteni duke provuar të nënkuptoni gjërat. Mund të merrni vendime të rrezikshme nëse mbështeteni në shpresën se keni interpretuar si duhet reagimet e të tjerëve. Ose mund të kërkoni që të tjerët ta parafrazojnë përgjigjen e tyre në mënyrë që ta kuptoni qartë se çka po thonë. Nëse ende jo shumë të impresionuar nga sjellja e një personi tjetër, ka mundësi që nga fundi i ditës të konfrontoheni me të.
Luani
21.07-20.08
Nëse merrni një vendim të gabuar sot, mund të përballeni me rrezik dhe pasoja. Mosmarrëveshjet e kaluara do të harrohen kur të nisni bashkëpunimin për diçka të re që do të jetë më balancuese. Jeni më të sigurt dhe më të gatshëm se asnjëherë tjetër të shprehni mendimet tuaja dhe kjo nënkupton se nuk do të thoni “po” realisht mendoni në “jo”.
Virgjëresha
21.08-20.09
Rezultatet e një veprimi mund t’ju zhgënjejnë, por ka mundur të jetë edhe më keq. Keni punuar shumë për këtë projekt, por nuk ka qenë e mjaftueshme. Mund të ndieni se një partner iu ka zhgënjyer. Po ashtu sot do të përballeni me dilema emocionale. Kontaktimi me ish të dashurin tuaj mund të jetë paralajmërim se do ta takoni më shpesh në të ardhmen. Mbase do të mundoheni të përmirësoni të kaluarën. Duhet të blini një dhuratë për një mik tuaj dhe përcaktohuni që të jetë diçka që vërtet i pëlqen.
Peshorja
21.09-20.10
Mos e mbani gjithë barrën e projekteve të përbashkëta. Nëse nuk jeni të sigurt se puna po shkon si është më së miri bisedoni me dikë që mund t’iu jap opinione të vlefshme dhe të besueshme. Mund të keni aftësi dhe talent të jashtëzakonshëm, por ekzistojnë kufijtë e asaj që mund të bëni. Kur keni nevojë për ndihmë, kërkojeni. Mund të arrini sukses të madh sa më shpejt që të pranoni faktin se nuk mund t’i kryeni gjithë punët vetëm.
Akrepi
21.10-20.11
Tregohuni të mençur dhe mendoni për pasojat e veprimeve tuaja. Frika është ajo që do t’iu frenojë nga shfaqja e interesimit për një lidhje potenciale. Nëse jeni beqar, mund t’ia tregoni interesimin tuaj dikujt duke lexuar gjuhën e trupit. Kjo do t’iu ndihmojë që t’i dërgoni sinjalet e duhura. Nuk është koha më e përshtatshme që të bëni plane të mëdha për të ardhmen ose të filloni diçka plotësisht të re.
Shigjetari
21.11-20.12
Një cimer juaji ka një plan të shkëlqyer dhe do të përpiqet t’iu bind që të bëheni pjesë e tij. Ju nuk do t’i qëndroni në rrugë dikujt që dëshiron të eksperimentojë ide të reja. Mund t’i kërkoni të shisni diçka që ishte blerë për qëllime të mira. Por nuk do të iu sjellë paratë që keni pritur. A jeni duke u nxituar shumë? A do të ishte më mirë të uleni dhe mendoni më gjatë?
Bricjapi
21.12-20.01
Pranojeni veten ashtu siç jeni, me të metat dhe të gjitha tjerat. Gjithkush ka dobësitë dhe anët e forta dhe nuk mund të jeni perfekt. Nëse kjo kthehet në subjekt të diçkaje që s’mund ta kuptoni, gjeni dikë që mund t’iu ndihmojë. Vlerësojini kapacitetet tuaja dhe pranojeni ndihmën kur iu nevojitet. Respekti dhe dashamirësia që tregoni për të tjerët do të ketë shumë ndikim kur keni pranë dikë që s’ka pasur shumë vullnet të mirë në jetën e vet kohëve të fundit.
Ujori
21.01-20.02
Më në fund njëri nga ju do ta pranojë se ekziston problemi dhe do të filloni të flisni për të. Kjo do t’iu ndihmojë të dyve që të qartësoni gjërat. Kur të merrni të gjitha informatat që ju duhen do të jeni në gjendje të zgjidhni dilemat tuaja. Nga fundi i ditës do të ndiheni të sigurt se një situatë e pakëndshme është zgjidhur. Tani mund të vazhdoni jetën pa u brengosur për të.
Peshqit
21.02-20.03
Sot nuk është koha të shkaktoni trazira në një lidhje të afërt. Edhe nëse jeni i martuar apo keni gjetur partnerin e jetës apo jeni në fillim të lidhjes, mos leni që vetëm veprimet tuaja t’ju tregojnë atyre se sa shumë kanë kuptim për juve. Nëse ndiheni me fat që keni një të dashur kaq të kuptueshëm, tregojini. Përkujdesuni t’ua kujtoni se sa shumë e çmoni praninë e tyre në jetën tuaj. Nëse ka ditë të përshtatshme për të shfaqur ndjenjat tuaja, kjo është ajo.

















