Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 24 shtator 2017

Horoskopi i datës 24 shtator 2017
Dashi- 21.03-20.04

Miku juaj i ngushtë është duke u munduar të kuptojë të gjitha detajet sa herë që ju shënoni ndonjë sukses. Kjo nuk ndodh, sepse ai është xheloz për progresin tuaj. Por ai mundohet të kujdeset për ju. Si asnjëherë më parë keni shumë arsye për të festuar. Blini diçka të veçantë për veten. Duke festuar për suksese do të merrni energji për të bërë punë tjera. Ky është vetëm fillimi i një serie me avancime.

Demi- 21.04-20.05

Nuk është çudi që ndiheni se jeni duke u mposhtur, sepse jeni të mbingarkuar me punë. Është koha të ndani disa detyra me kolegët tuaj. Zakonisht ju bëni gjithçka që ju kërkohet, pa bërë shumë pyetje. Por kohëve të fundit shefi juaj ju ka dhënë më shumë përparësi të tjerëve dhe ju keni mbetur në hije. Kjo nuk është e drejtë. Duhet të kërkoni rritje page ose ndonjë pozitë më të mirë. Kërkoni pozitë që ka të bëjë me marrëveshje dhe përkushtojuni punës me besnikëri dhe vendosmëri.

Binjakët- 21.05-20.06

Po e ndjeni se nuk keni shumë kohë për argëtim. Ka shumë njerëz që po mundohen t’ju mbajnë peng duke kërkuar vëmendje, ndihmë e këshilla. Përfitoni nga rasti për të pushuar dhe për të mbushur bateritë. Mos i tregoni askujt për planet tuaja sepse do të mund t’ua prishin. Ka kohë që nuk jeni marrë me ndonjë aktivitet të mirë. Lexoni, shkruani ose shikoni filma sepse me këtë do të përmbushni shpirtin tuaj.

Gaforrja- 21.06-20.07

Përgjegjësitë familjare janë duke ju rënë mbi kokë. Duket sikur kanë kaluar vite qëkur keni pasur kohë për argëtim. Përfitoni nga rasti për të kryer disa punë. Mos e leni pa shkuar nëse merrni ftesë për ndonjë festë ditëlindjeje. Jeta është shumë e shkurtër për t’ju përkushtuar vetëm detyrave. Një person si ju që punon kaq shumë, meriton të pushojë. Disa para që do të merrni do t’ ju mundësojnë të krijoni pak luks për veten.

Luani- 21.07-20.08

Kritikat e ashpra ju bëjnë të keni dyshime për kontributin tuaj. Para se të besoni se jeni person pa talent, shikoni se kush po ua thotë këtë gjë. Një rival i juaji është xheloz dhe po përpiqet t’ua lëkundë vetëbesimin. Jeni person me shumë fuqi dhe zakonisht merrni popullaritet kudo që shkoni. Përdoreni këtë talent natyral për të tërhequr vëmendje dhe për të përdorur pozitivisht aftësitë tuaja kreative. Pavarësisht kritikave do të keni sukses të madh dhe kjo do t’ju bëjë të mos keni më dyshime në veten tuaj.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Nuk keni shumë të ardhura kohëve të fundit, kështu që kini kujdes me shpenzimet. Problemet ekonomike do t’ju shkaktojnë mjaft stres. Për fat të mirë, shefi juaj është i vetëdijshëm për njohuritë dhe aftësitë tuaja dhe do t’ju ndihmojë të gjeni një punë të mirë. Fokusohuni që të lini përshtypje të mira në një intervistë pune. Ka shumë mundësi të fitoni një vend pune që ka të bëjë me art ose gjëra tjera luksoze.

Peshorja- 21.09-20.10

Një opinion i keq i të tjerëve po ju mbyll shumë dyer. Mos mendoni për më të keqen. Është e vërtetë se keni pasur një seri zhgënjimesh dhe e keni të vështirë ta besoni se gjërat do të shkojnë më mirë. Megjithatë është një person që po ju qëndron afër dhe është mirë të lejoni që ai të kujdeset për ju. Kaloni ditën me të dhe do të ndjeni pasion në zemrën tuaj. Ky partner shumë shpejt do të pushtojë shpirtin tuaj.

Akrepi- 21.10-20.11

Frika e thellë po ju pengon që të bëni punë të cilat ju bëjnë të ndiheni të lumtur. Mos e bindni veten se nuk jeni mjaft të mirë për të kryer një punë që ju është ofruar. Keni shumë më tepër cilësi të mira sesa kandidatët tjerë. Çelësi i suksesit është nëse mësoni se si të promovoni aftësitë tuaja. Hulumtoni në biblioteka dhe kërkoni libra që ju sugjerojnë si të tregoni aftësitë tuaja. Komunikimi i mirë është kusht që të fitoni punën që keni ëndërruar.

Shigjetari- 21.11-20.12

Puna ekipore po ju pengon që të tregoni kreativitetin tuaj. Ekipi juaj nuk po e vlerëson mënyrën se si i shihni ju gjërat. Mos u ngutni të tërhiqeni. Duhet të fitoni reputacionin e një punëtori të mirë. Kanalizoni frustrimet përmes ushtrimeve gjimnastikore. Është mirë të zbrazni energjinë negative. Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të arrini marrëveshje me kolegët tuaj.

Bricjapi- 21.12-20.01

Sa më shumë që ju bën presion shefi juaj, aq më të vështirë e keni të punoni. Jeni lodhur duke bërë gjëra që i intrigojnë të tjerët. Sa i përket romancës, gjërat janë duke shkuar shumë më mirë. Një person që ka simpati për ju do t’ju ftojë në darkë. Lejoni vetes të provoni një ndryshim. Shumë shpesh ju merrni përsipër përgjegjësitë e të afërmve dhe lini anash veten. Nëse jeni beqar, është koha të flirtoni me një person që di t’ju bëjë të qeshni.

Ujori- 21.01-20.02

Jeni lodhur duke qenë të burgosur nga bindjet e të tjerëve. Për fat të keq, nuk keni ndonjë zgjidhje tjetër. Keni nevojë për përkrahje fetare, edukative ose të ndonjë institucioni kulturor, për të mësuar rregullat e tyre. Për fat të mirë, familja juaj është duke ju përkrahur shumë. Ata do t’ju ndihmojnë edhe nëse bini në situata qesharake.

Peshqit- 21.02-20.03

Disa para që ju janë premtuar, nuk do t’ ju vijnë me kohë. Do të zemëroheni shumë sepse duhet të gjeni një tjetër burim të të ardhurave. Keni më shumë kujdes me të ardhurat dhe krijoni vetes një situatë më të përshtatshme. Një mik i juaji që gëzon reputacion të mirë do t’ ju ndihmojë për të zgjidhur një çështje ligjore profesionale. Kini kujdes për të realizuar një ëndërr duke u nisur në një drejtim të ri dhe më pozitiv.