Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i datës 10 tetor 2019

Horoskopi i datës 10 tetor 2019
Dashi

Gjatë kësaj dite nuk do silleni mirë dhe kjo mund të sjellë goxha pasoja që nuk do ju pëlqejnë. Ju të dashuruarit do jeni shumë striktë me partnerin tuaj dhe kjo mund të shkaktojë herë pas here probleme mes jush. Po nuk toleruat lidhja nuk ka për të ecur gjatë. Ju beqarët do preferoni edhe ndonjë aventure kalimtare vetëm që të mos mbeteni më vetëm. Në punë do jeni mjaft luftarakë dhe të vëmendshëm ndaj detajeve. Vështirësitë nuk do mungojnë, por ju sërish do ja dilni mbanë. Perspektivat në planin financiar duken goxha të mira. Po ditët si të silleni me paratë që do keni nëpër duar gjendja do mbetet e shëndoshë.

Demi

Uranin do e keni opozitar gjatë kësaj dite, megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten sapo t’iu dalin pengesa. Ju të dashuruarit nuk duhet të lejoni askënd të ndërhyjë tek jeta juaj sentimentale sepse do ua prishë harmoninë dhe ekuilibrin. Nga ana tjetër duhet të flisni hapur me partnerin për çdo gjë dhe t'i shprehni të gjitha mendimet që keni. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni joshës perfektë dhe do arrini ta bëni për vete jo vetëm atë që pëlqeni, por edhe të tjerë. Në punë, marrëdhënia me bashkëpunëtorët do jetë e keqe dhe kjo do ndikojë në arritjet tuaja. Financat do jenë gjithë kohës të qëndrueshme.

Binjakët

Hëna dhe Venusi do ju krijojnë një ambient shumë të këndshëm gjatë kësaj dite. Nuk do keni çfarë të kërkoni tjetër nga yjet. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft e animuar. Do i shihni gjërat me më shumë pozitivizëm dhe do i harroni njëherë e mirë të gjitha problemet e së shkuarës. Ju beqarët do keni një ditë premtuese dhe plot ngjyra, të cilën duhet ta shfrytëzoni sa të mundni. Në punë do e keni paksa të vështirë të reflektoni para se të hidhni hapa, por disa miq të vjetër do gjenden atje për t’iu mbështetur. Nëse buxhetin nuk e menaxhoni me kujdes shumë shpejt do fillojnë problemet.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do i përkushtoheni pafundësisht çdo gjëje që do keni përzemër dhe keni për të arritur më të mirën. Ju që jeni në një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbe të dorës. Në disa momente mund t'iu duket edhe sikur jeni në ëndërr e jo në realitet. Nëse jeni beqarë më mirë prisni edhe pak ditë para se të hidhni hapa. Në punë duhet të keni pak më shumë besim tek vetja dhe të mos dekurajoheni nëse nuk ja dilni në diçka. Çdo gjë e ka një zgjidhje. Me buxhetin do tregoheni tej mase të arsyeshëm dhe situata ka për të mbetur tejet e kënaqshme.

Luani

Do jeni në  humor më të mirë gjatë gjithë kësaj dite. Nuk do ju mungojë as guximi dhe vendosmëria. Nëse keni një lidhje, jo vetëm që marrëdhënia juaj do jetë e jashtëzakonshme sot, por në shumë momente pasioni do ju pushtojë. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah dini t'ia bëni qejfin njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të hedhur hapa. Në punë mund të gjendeni në situata të ndërlikuara, megjithatë kjo nuk do të thotë që gjërat nuk mund të rregullohen. Kujtoni ato që keni mësuar nga kolegët e vjetër dhe keni për t’i kaluar edhe këto vështirësi. Në planin financiar mjafton të mos nxitoheni dhe çdo gjë ka për t'iu ecur më së miri. Nëse mblidhni disa para sot, nesër mund të bëni edhe investime të mëdha.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do keni shpirt aventurieri dhe do jeni të gatshëm për gjithçka. Nëse keni një lidhje partneri do ju befasojë. Përgatituni për emocione shumë të forta në çdo moment. Ju beqarët do realizoni disa takime interesante dhe për disa persona zemra do ju rrahë më fort se kurrë ndonjëherë. Nuk duhet të humbisni mundësitë për t'i shprehur ndjenjat. Në punë do ndiheni më mirë me detyrat e fundit që iu janë dhënë dhe do e bëni çdo gjë me shumë dëshirë. Mund të harxhoni edhe kohën e lirë për t’u marrë me çështjet profesionale. Në planin financiar do keni një ditë të mbushur me surpriza. Familjarët do jenë ata që do ju mbështesin fort.

Peshorja

Edhe pse nuk do ju mungojë energjia gjatë kësaj dite, ju sërish nuk do jeni shumë në qejf për të bërë çdo gjë që do iu propozohet. Ju të dashuruarit nuk do zgjoheni me humor shume të mirë, por gjithçka do ndryshojë pas mesdite. Partneri do ju surprizojë dhe do ju mbushë me dhurata fantastike. Ju beqarët nuk do e keni të lehtë ta gjeni princin tuaj të kaltër edhe pse për të thënë të drejtën do mundoheni goxha. Sipas Dritare.net, në punë keni për të marrë promocione, por këto nuk do ju inkurajojnë shumë për të përparuar me ritme më të shpejta. Do preferoni t’i merrni gjërat sa më shtruar. Me shpenzimet duhet të jeni ende të matur dhe shumë shpejt gjendja do ketë përmirësime.

Akrepi

Gjatë ditës së sotme do jeni shumë të kuptueshëm dhe do arrini të mbani një marrëdhënie të qëndrueshme me ata që keni pranë. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë goxha e mirë. Do jeni shumë më të logjikshëm dhe do i kuptoni të gjitha gabimet që keni bërë më parë. Ju beqarët do bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos bini pre e intrigave të disa personave. Në punë nuk duhet të tregoheni mosbesues, përkundrazi mirë është të guxoni. Keni për ta parë sa shumë do arrini. Në planin financiar çdo gjë do ndodhë si me magji dhe situata do ketë ndryshime mjaft pozitive.

Shigjetari

Falë ndikimit të madh të Venusit sot do bëni shumë për vete me gjestet dhe veprimet tuaja. Ju të dashuruarit do mendoni për ndryshime në jetën sentimentale dhe për çdo gjë do mundoheni të flisni hapur me atë që keni në krah. Në mbrëmje mund të merrni edhe disa vendime. Ju beqarët nuk duhet të hallakateni kot së koti, por duhet të pranoni të njihen me disa persona që do ua prezantojnë miqtë. Në punë, nëse keni një ide në kokë  më mirë shpreheni sepse mund të jetë ajo që eprorët tuaj presin. Nuk ka asgjë të guxoni. Edhe sikur të mos ja dilni të paktën do nxirrni mësime. Financat do mbeten të kënaqshme sepse gjithmonë do dini çfarë hapash të hidhni.

Bricjapi

Në përgjithësi çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë përgjithësisht e qetë. Edhe nëse keni pasur debate do ndihen më në formë. Ju beqarët do dashuroheni me pasion me dikë. Për ju do ketë ndryshime rrënjësore. Në punë Marsi do jetë planeti më favorizues. Do jeni më të përqendruar dhe do ndiqni strategji shumë strikte për të arritur atë që keni në mendjen tuaj. Financat mund të jenë disi delikate. Mundohuni të shpenzoni me kujdes dhe të shmangni dhëniet e huave. Sot nuk është dita juaj më me fat në këtë sektor.

Ujori

Do jeni shumë më të çliruar gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të bërë aspak gabime. Buzëqeshja gjithashtu do jetë mbizotëruese. Ju të dashuruarit do jeni të pandashëm. Çdo gjë do e bëni bashkë me partnerin dhe së bashku do ndani vetëm çaste të lumtura. Ju beqarët do e keni mendjen tek një çështje tejet e rëndësishme dhe nuk do mendoni aspak për dashurinë. Në punë duhet të merreni pak më shumë me disa detyra të dhëna prej kohësh sepse shumë shpejt shefat do ju kërkojnë llogari. Në planin financiar mund të gjendeni edhe në situata delikate, megjithatë me përkujdes, maturi dhe mbështetje nga miqtë do ja dilni mbanë.

Peshqit

Nëse nuk flisni me të vërteta gjatë kësaj dite keni për të pasur shumë probleme. Ju të dashuruarit do keni vështirësi pafund. Do jeni të dy palët me nerva dhe do debatoni edhe për gjërat më të vogla. Ju beqarët do realizoni disa takime të papritura, por që sa hap e mbyll sytë do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe do përmbyllni me sukses çdo detyrë që do iu jepet. Shumë do ju kenë zili, por nuk do arrijnë t’iu ndalin. Financat nuk do jenë të këqija, por po shpenzuat kuturu gjendja shumë shpejt mund të pësojë tronditje. Mendoni pak më tepër për të ardhmen. /dritare.net