Na ndiqni edhe në

Histori Shqiptare

Voskopoja plot me të huaj, më pak shqiptarë që e vizitojnë!

Voskopoja plot me të huaj, më pak shqiptarë që e

Voskopoja, prej vitesh ka ditur si të zhvillohet dhe të jetë “pika e nxehtë” e gjithë krahinës, në çdo stinë. Vetëm disa kilometra larg qytetit të Korçës, ky fshat turistik, të fton ta njohësh cep më cep, s’ka si të jetë ndryshe, pasi shumë vite më parë Voskopoja fshihte një qytetërim të tërë me mbi 30 mijë banorë. Voskopoja ishte qendër e zhvilluar kulturore e themeluar në vitin 1330, ku u vendos shtypshkronja e dytë në Perandorinë Osmane, u themelua Akademia e Re, jetimore, e para në botën post-bizantine, spital si dhe 30 kisha unikale.

Nga ajo lavdi e së shkuarës, sot mund të admirohen Manastiri i Shën Prodhromit, Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë”, Kisha e Shën Athanasit, Kisha e Shën Kollit, Kisha e Shën Gjergjit, apo objekte të tjera që mbartin vlera të larta arkitekturore, kulturore e fetare. Voskopoja, është gjurmë e së shkuarës, që tregon se nuk i mjaftoi pasuria kulturore që kishte, për ta mbajtur në këmbë si qytetërimin më të lashtë në Ballkan.

Voskopoja plot me të huaj, më pak shqiptarë që e

Kishat, manastiri, çezmat, legjendat që shihen në Voskopojë po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të huaj. Kështu thotë Anton Falo, banor i një ndër familjeve më të vjetra të këtij fshati, njëkohësisht edhe djali i profesor Dhori Falos, njeriu që i fali gjithçka Voskopojës së tij. Ai tregon për DritareTV se përse këtë vit ka rënë numri i vizitorëve shqiptarë dhe janë shtuar të huajt.

“Në Voskopojë vijnë turistë shqiptarë dhe të huaj. Sivjet ka rënë numri i turistëve shqiptarë dhe është rritur numri i turistëve të huaj. Unë shqiptar jam, ama të huajt janë më shumë të dhënë pas natyrës këtu në Voskopojë, pas ecjes, shëtitjeve, vizitave që bëjnë në kishat e Voskopojës, në manastir, në venet historike. Pra të huajt janë më shumë të interesuar për historikun e Voskopojës se shqiptarët. Të huajt nuk e kanë problem fare të ngrënën se hanë një sallatë dhe dalin sodisin në pikat turistike të Voskopojës.”, tregon zoti Falo në DritareTV.

Do ishte mirë që shqiptarët të interesoheshin më shumë për historinë e vendit të tyre, të flasin për të, ta tregojnë, të krenohen, që të mos i zbehim dhe humbasin perlat si Voskopoja, që e duan kaq shumë të huajt./K.C/dritare.net