
Pse ashurja është ëmbëlsira tradicionale e bektashinjve! Ja kuptimi i çdo përbërësi të saj
Dritare.net
Në dokumentarin e Robert Hackman për Teqenë e Alipostivanit, një nga momentet më të veçanta është përgatitja e ashures tradicionale, ëmbëlsirës bektashiane që shërbehet çdo vit për festën e Sulltan Nevruzit. Në këtë teqe, nuk është thjesht një ushqim: është simbol bashkimi, bujarie dhe paqeje.
Përgatitet për mbi 3,000 persona, nga gratë dhe burrat e komunitetit që punojnë dorë më dorë. Kazanët e mëdhenj zien për orë të tëra me përbërës të thjeshtë, por me kuptim të thellë.
-Përbërësit kryesorë të ashures janë:
-grurë i zier (simbol i jetës dhe vazhdimësisë),
-fasule të bardha dhe qiqra (bashkim i të ndryshmëve),
-fruta të thata si fiq, kajsi, rrush i thatë (për ëmbëlsi dhe begati),
-sheqer dhe kanellë për shije,
-dhe mbi të gjitha dashuria e njerëzve që e përgatisin.
-Ashurja ndahet nëpër tase, shpërndahet në teqe dhe përtej, për çdo vizitor pa pyetur kush je, çfarë beson, apo nga vjen.
“Kjo është receta jonë më e vjetër: jo vetëm për trupin, por për shpirtin,” i thotë kuzhinieri gazetarit britanik./K.C/dritare.net

















