Ndalesa e radhës në Libohovë është në Tyrben e Baba Oguzit. Është itinerari që duhet të bëjë çdo kush që do të njohë e mësojë për Libohovën.
Baba Myrtezai tregon për gazetarin Dritan Hila, se Baba Oguzi ishte një misionar i fesë bektashiane i ardhur në trojet e Libohovës në vitin 1630. Tyrbja mirëmbahet nga komuniteti. Është bërë në vitin 1990 sepse në kohën e komunizmit shërbente si një depo helmesh.
Besimtarët bektashinj, të cilët janë të shumtë në numër në Libohovë, shkojnë dhe kryejnë ritet e tyre, duke u lutur dhe ndezur qirinj./L.F-dritare.net