Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Më i zgjuar se Cezari. Kush ishte mbreti shqiptar që mund të kishte ndryshuar botën!

Më i zgjuar se Cezari. Kush ishte mbreti shqiptar që mund të

Në zemër të Veriut shqiptar, aty ku historia dhe guri flasin një gjuhë të lashtë, gazetari britanik Robert Hackman ngjitet në kalanë madhështore të Shkodrës për të sjellë një rrëfim të veçantë: qëndresën e fundit të mbretit Gent, mbretit të fundit ilir. Kjo kodër dikur mbante një fortesë, ku u shkrua kapitulli i fundit i një epoke të lavdishme. Ilirët, të njohur për trimërinë dhe shpesh për piraterinë, u përplasën me fuqinë e madhe të Romës, e cila nuk mund të pranonte që anijet e saj të rrezikoheshin nga detarët e egër të Adriatikut. Pas shumë betejash të ashpra, Genti u tërhoq në këtë fortesë, ku më në fund u kap nga romakët në vitin 168 para Krishtit, një moment që shënoi fillimin e sundimit romak në këto troje.

Por Genti nuk është harruar. Ai është ndoshta i vetmi mbret ilir që preu monedhat e veta, një simbol i sovranitetit dhe kulturës ilire. Dhe sot, në një mënyrë të thjeshtë, por domethënëse, ai jeton ende mes nesh: në një monedhë 50 lekëshe, si një homazh i heshtur për një figurë që sfidoi Perandorinë më të madhe të kohës.

"Në këtë kodër ishte qëndresa e fundit e Gentit, një mbreti ilir, mbreti i fundit ilir. Këtu ishte një fortesë. Ilirët e donin pak piraterinë. Ndërsa romakët urrenin që anijet e tyre të sulmoheshin. Kështu që vendosën t'i jepnin fund. Dhe pas shumë betejave, Genti u ndoq deri në fortesën e tij këtu. Ai u kap dhe ky ishte fillimi i dominimit romak në këtë zonë, në vitin 168 para Krishtit. Genti besohet se është i vetmi mbret ilir që preu monedhat e veta.

Kur të marrësh një monedhë 50 lekëshe, ktheje në anën tjetër do të shohësh Gentin. Mendoj se ky është një homazh i përshtatshëm për të. Mbreti i parë ilir, i vetmi mbret ilir që preu monedhën e vet. Kjo është për ty, Genti!", tregon gazetari britanik Robert Hackman./K.C/dritare.net