
Mbreti që sfidoi Romën: Sekretet e Gentit në Shkodrën Antike!
Dritare.net
Mbreti Gent, figura e fundit e mbretërisë ilire, është një personazh historik që ka lënë gjurmë të thella në historinë e Shqipërisë.
Në dokumentarin e gazetarit britanik Robert Hackman në Dritare TV , i cili flet për historinë e Shkodrës duke eksploruar gjithë qytetin, tregohet se Genti ishte mbreti i fundit ilir dhe qëndroi në Kalasë e Rozafës gjatë përballjes me romakët në vitin 168 para Krishtit.
Pas një rezistence të fortë, ai u kap dhe kjo shënoi fillimin e dominimit romak në këtë zonë.
Pas rënies së Shkodrës, Genti u dërgua në Romë si rob lufte. Disa historianë pretendojnë se ai u ekzekutua pas një viti burgimi, ndërsa të tjerë sugjerojnë se ai mund të ketë jetuar në ekzil. Varri i tij besohet të ndodhet në Itali, në provincën e Gubbios, Peruxhia, në krahinën e Umbrias.
Sot, figura e Mbretit Gent nderohet në Shqipëri, dhe portreti i tij është i stampuar në monedhën prej 50 lekësh, si një homazh për kontributin e tij në historinë dhe kulturën shqiptare.
“Në këtë kodër ishte qëndresa e fundit e Gentit, një mbreti ilir, mbreti i fundit ilir. Këtu ishte një fortesë. Ilirët e donin pak piraterinë. Ndërsa romakët urrenin që anijet e tyre të sulmoheshin. Kështu që vendosën t'i jepnin fund. Dhe pas shumë betejave, Genti u ndoq deri në fortesën e tij këtu. Ai u kap dhe ky ishte fillimi i dominimit romak në këtë zonë, në vitin 168 para Krishtit. Genti besohet se është i vetmi mbret ilir që preu monedhat e veta.
Kur të marrësh një monedhë 50 lekëshe, ktheje në anën tjetër do të shohësh Gentin. Mendoj se ky është një homazh i përshtatshëm për të. Mbreti i parë ilir, i vetmi mbret ilir që preu monedhën e vet. Kjo është për ty, Genti!”./L.F-dritare.net

















