Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Gur mbi gur! Historia e Xhamisë së Plumbit!

Gur mbi gur! Historia e Xhamisë së Plumbit!

Fotografi dhe udhëtar britanik Robert Hackman vizitoi Xhaminë e Plumbit, një nga monumentet më të rralla dhe më të bukura të trashëgimisë osmane në Shqipëri, e cila ka përfunduar restaurimin dhe është hapur për besimtarët. E ndërtuar në vitin 1773 nga sundimtari Mehmed Pashë Bushati, kjo xhami e veçantë, e vendosur pranë pikës zero të qytetit të vjetër të Shkodrës, është rikthyer në gjendjen e saj origjinale.

Gur mbi gur! Historia e Xhamisë së Plumbit!

Me një arkitekturë simetrike mbresëlënëse dhe gurë të sjellë nga fshati Guri i Zi, xhamia ka rezistuar shekujve, përmbytjeve, dhe madje edhe ndalimit të fesë gjatë komunizmit. Ajo është gjithashtu e njohur për minaren e saj historike, e cila u rindërtua sipas fotografive të ruajtura nga fondi Marubi pas dëmtimit të saj në vitin 1967.

Ndër të rrallat me një oborr hyrës dhe kupola të mbuluara dikur me plumb, xhamia mbart edhe një vlerë të thellë shpirtërore dhe kulturore. Ishte pikërisht këtu ku u mbajtën lutjet e para publike në vitin 1990 pas ndalimit të fesë, duke e kthyer këtë vend në simbol të ringjalljes së besimit në Shqipëri.

E pra, ja ku jemi në pikën zero, te Xhamia e Plumbit, është shqiptare. Ata po bëjnë një projekt të madh këtu, i financuar nga qeveria turke, sepse kjo xhami është shumë e rëndësishme. Shumë mirë që po rikthehet në gjendjen e saj origjinale, që njerëzit e këtij komuniteti të falen dhe të jetë e hapur për turistët që të vijnë dhe ta shohin.

Gur mbi gur! Historia e Xhamisë së Plumbit!

Simetria është ajo që i jep bukurinë xhamisë dhe çdo gur është shumë i ngjashëm në madhësi. Të gjithë gurët vijnë nga një fshat i quajtur Guri i Zi. Është rreth 2 km në jug. Legjenda thotë se guri është kaluar dorë më dorë nga një zinxhir njerëzish. Me shumë mundësi kanë përdorur karroca. Por është ndërtuar në vitin 1773 nga sundimtari i kësaj zone Bushati dhe ai jetonte në kështjellën atje lart.

Inxhinieri që është përgjegjës për këtë projekt, më thotë se ndërtesa ishte ndërtuar aq mirë sa themelet nuk kishin asnjë problem. Kam ardhur në këtë xhami për vite me radhë. Kam qenë brenda shumë vite më parë. Jam me fat. Edhe ju jeni me fat sepse do të jetë e hapur për publikun nëse vini në Shkodër. Por shumë herë që kam ardhur, kjo fushë përreth nesh është përmbytur me ujë sepse janë lumenjtë Din dhe Kir që zbresin këtu poshtë. Pra, kur bie shi dhe shkrin bora, e gjithë kjo zonë zhytet në ujë. Kështu ndodh edhe me xhaminë.

Gur mbi gur! Historia e Xhamisë së Plumbit!

Ai më tha që në dyshemenë e xhamisë kishte rreth 50 cm shtresë balte, përpara se të shtrohej me beton pas komunizmit. Kjo xhami u mbyll gjatë komunizmit. Që nga viti 1967 e tutje, ishte e paligjshme të praktikohej çdo formë feje. Dhe kjo xhami u mbyll. Imami i kësaj xhamie u burgos, ashtu si edhe priftërinjtë katolikë. Kishat katolike ishin në anën tjetër të kësaj kodre. Ky ishte qyteti i vjetër i Shkodrës, në këtë anë të kalasë. Në anën tjetër është qyteti i ri dhe liqeni.

Gur mbi gur! Historia e Xhamisë së Plumbit!

Por këtu ishte qyteti i parë. Këto mure në këtë zonë të veçantë zbresin 40 m në tokë. Membrana është një plastikë betoni, rreth 60 cm e trashë për të ndaluar çdo lagështi që hyn dhe shkatërron themelet e kësaj xhamie. Siç mund ta shihni, është nën nivelin e tokës përreth saj sepse me kalimin e viteve me grumbullimin e llumit, kjo fushë është rritur në vëllim dhe ka dalë mbi xhami. Ai tha se xhamia ishte e ndërtuar aq mirë saqë nuk kishte asnjë dëmtim. Ata duhej ta rindërtonin minaren sepse në vitin 1967 u shkatërrua nga një goditje rrufeje. Shumë njerëz thonë se u shkatërrua nga komunistët sepse ndodhi në të njëjtin vit që u ndalua feja. Por njerëzit e këtij komuniteti do t'ju thonë se u shkatërrua nga goditja e rrufesë. Kështu që ata duhej ta rindërtonin.

Gur mbi gur! Historia e Xhamisë së Plumbit!

Është interesante se ata duhej të përdornin fotografi për të replikuar atë minare. Dhe ku i morën fotografitë? Nga Galeria Marubi, një nga koleksionet e mëdha të fotografisë në Shqipëri, të cilën do ta vizitojmë më vonë.

Ja dhe dy gjëra të tjera interesante në lidhje me këtë xhami. E para është se unë jam një fans i madh i Edith Durham, e cila është një shkrimtare angleze. Ajo erdhi në këtë pjesë të botës në fillim të viteve 1900, udhëtoi shumë në Shqipërinë veriore, por edhe në pjesë të tjera. Ajo ishte shumë e dashur nga shqiptarët sepse u ngrit për pavarësinë e tyre. Ajo shprehu mendimet e saj para diplomatëve në Londër në konferencën e vitit 1912. Ajo u ngrit dhe tha se; “Shqipëria është një vend dhe duhet të ketë identitetin dhe sovranitetin e vet”. Gjë shumë fuqi të tjera ndërkombëtare nuk ishin dakord. Ajo gjithashtu themeloi Shoqatën Anglo-Shqiptare me një anglez tjetër. Kështu që asaj iu lejua të hynte në këtë xhami. Kishte shumë konsuj të huaj këtu sepse ky ishte një qytet i rëndësishëm. Shumë prej tyre donin të hynin brenda kësaj xhamie për ta parë sepse është një xhami shumë e veçantë. Është unike. Nuk ka xhami të tjera si kjo në Shqipëri. Është otomane në dizajnin e saj. Bushati donte të kishte një xhami që ishte e ngjashme me xhamitë mbretërore të Stambollit për të treguar rëndësinë dhe pozitën e tij në zonë. Kjo është arsyeja pse ka këtë arkitekturë otomane. Nuk është si ajo në qendër të Tiranës që është shumë më shqiptare në arkitekturën e saj dhe xhamitë e tjera më të vjetra në Shqipëri. Kjo është shumë unike. Është një xhami e bukur. Simetria është fantastike.

Konsujt u mërzitën shumë që nuk u lejuan të hynin. Por Edith Durham u lejua të hynte në këtë xhami. Ajo u ftua brenda. Dhe për të treguar sa shumë e respektonin dhe e donin shqiptarët Edith Durham, ata thanë se ajo nuk kishte nevojë t’i hiqte këpucët kur hyri në këtë xhami. Megjithatë, ajo i hoqi. Ajo ishte një grua e sjellshme. Por kjo tregon sa shumë e donin. Konsujt në këtë zonë ishin shumë të mërzitur që kjo grua angleze u lejua të hynte dhe atyre nuk u ishte dhënë kurrë leje. Kjo e bën atë vërtet të veçantë nga një perspektivë britanike. Por pas rënies së komunizmit, pati një tubim masiv këtu në fund të vitit 1990. Njerëz nga të gjitha besimet, ortodoksë, katolikë, myslimanë, u mblodhën këtu. Dhe arsyeja pse u mblodhën këtu ishte se ata ishin të entuziazmuar që së shpejti do të ishin në gjendje të praktikonin fenë e tyre. Pra u mbajt një takim i madh këtu, në këtë xhami.

Këtu u mbajtën lutje në vitin 1990 nga një imam i quajtur Hafiz Sabri Koçi. Ai kishte qenë i burgosur për 23 vjet. 10 ose 12 ditë para saj, katolikët mbajtën një meshë në një varrezë të përdhosur, në anën tjetër të kësaj kodre. Pra Shkodra është vendlindja e një feje të re që u ringjall pas komunizmit dhe kjo xhami është një vend shumë i rëndësishëm për këtë takim dhe më pas për lutjet e para islame. Jam shumë i emocionuar për atë që po ndodh këtu. Është një vend i mrekullueshëm dhe do të jetë fantastik kur të përfundojë. Ju jeni me fat që mund të hyni brenda kur të përfundojë, sepse kur hyra unë këtu për herë të parë ishte çështje fati. Isha me fat atë ditë kur erdha dhe më lejuan të hyja. Ejani në Shkodër dhe shikojeni këtë xhami! Ne do të hyjmë brenda tani dhe do të shohim pak se çfarë po ndodh. Xhamia do të përfundojë në qershor të këtij viti. Prisni biletat! Le të shkojmë!

Besoj se kjo është xhamia e vetme otomane në Shqipëri me një oborr në hyrje. Është një oborr i vogël, i bukur. Ka kupola të vogla në çati rreth skajeve që janë të mbuluara me plumb, që i japin edhe emrin Xhamia e Plumbit. Në vitin 1916 e gjithë kjo zonë ishte nën kontrollin austriak dhe kur ata u tërhoqën në Luftën e Parë Botërore, ata ia hoqën plumbin dhe e morën me vete. Sot ka një çati të re.

Është e mrekullueshme. Është shumë e thjeshtë. Është e gjitha simetrike. Përmasat janë thjesht të jashtëzakonshme. Është shumë e bukur për syrin. Thjesht e mrekullueshme. Rezonanca brenda kupolës bën që zëri yt të tingëllojë sikur po të flet Zoti. Është një përjetim i mrekullueshëm"./L.F-dritare.net