Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Tri breza, një trashëgimi! Historia e Dinastisë Marubi, treguar nga gazetari britanik!

Tri breza, një trashëgimi! Historia e Dinastisë Marubi, treguar

Në zemër të Shkodrës, një nga qytetet më të pasura në histori dhe kulturë në Shqipëri, ndodhet Galeria Kombëtare e Fotografisë "Marubi", një thesar i rrallë që ruan një nga arkivat më të vjetra fotografike në Evropë. Në dokumentarin e radhës në DritareTv, fotografi dhe gazetari britanik Robert Hackman takohet me drejtorin e galerisë, Luçjan Bedeni, për të zbuluar nga afër historinë e dinastisë Marubi dhe ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në dokumentimin vizual të historisë shqiptare.

Nga ekspozitat e përkohshme deri te koleksioni i përhershëm, nga portretet ikonike të pavarësisë te kujtimet mbretërore të një Shqipërie në transformim, ky udhëtim në Galerinë Marubi është një homazh për trashëgiminë, kujtesën dhe artin fotografik.

Gazetari britanik Robert Hackman me drejtorin e Galerisë Marubi!

"– Luçjan! Përshëndetje! Sa mirë që të shoh përsëri!

– Mirë se erdhe, mirë se erdhe!

Si jeni mirë?

Si je ti?

Unë jam shumë mirë faleminderit! Më pëlqen shumë Shkodra. Jam shumë i lumtur që jam këtu.

Edhe unë jam shumë i gëzuar për këtë.

Na trego pak për galerinë Marubi. Kur u hap dhe historinë e saj.

Galeria Marubi është një muze i ri, por koleksioni është një nga koleksionet më të vjetra fotografike në Evropë. Pra, muzeu u inaugurua në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë kemi zhvilluar këtu programe të ndryshme.

Një nga programet është ai i ekspozitave të përkohshme. Siç e shihni tani kemi një ekspozitë të re.

– E humba ekspozitën e Gregory Crewdson-it për pak, por jam i lumtur që po shoh këtë të Dedë Jakovës.

– Po, humbe një nga ekspozitat më të mira.

Tri breza, një trashëgimi! Historia e Dinastisë Marubi, treguar

– E adhuroj punën e tij, por s’i kam parë kurrë printimet.

Kati përdhese është për ekspozitat e përkohshme. Ne kemi një hapësirë tjetër, një zonë leximi. Është më shumë për të eksploruar libra dhe histori.

Eksplorimi i librave është pjesërisht një bibliotekë, një pjesë tjetër është me ekrane me prekje dhe një vend relaksi, si ky oborr.

Tri breza, një trashëgimi! Historia e Dinastisë Marubi, treguar

Unë kam kaluar gjysmë ore të mirë atje jashtë, ndonjëherë me një libër.

Ja ku jemi. Ky është koleksioni i përhershëm. Ka nisur me Pietro Marubin.

Arsyeja se përse ne kemi këto tri dhoma, këto tri lloje kompozimesh është sepse janë tri breza Marubi.

E para është momenti kur fotografia u shpik në Shqipëri nga Pietro Marubi. Dhe momenti i dytë është Kel, djali i kopshtarit të tij, që ai e birësoi.

E birësoi.

Po, ishte një lloj birësimi si nxënës.

Dhe momenti i tretë është Gege Marubi, djali i Kelit. Kjo është dinastia Marubi.

Të gjitha janë shumë të ndryshme në stilin e tyre. Këto tri dhoma janë të lidhura me historinë shqiptare: kur Shqipëria ishte nën Perandorinë Osmane, pastaj momentet e pavarësisë shqiptare, Rilindja Shqiptare, monarkia shqiptare, pastaj periudha pas monarkisë, edhe gjatë kohës së komunizmit.

Tri breza, një trashëgimi! Historia e Dinastisë Marubi, treguar

Luçjani më udhëzon me mirësjellje nëpër ekspozitat e koleksionit të përhershëm.

-Çdo artefakt që ekspozohet ndihmon për të treguar historinë e këtij arkivi fotografik të jashtëzakonshëm dhe historinë që ai ruan.

Kjo është një nga imazhet më të rëndësishme në koleksionin tonë.

Është Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

– Uau!

Fotografia u bë nga Kel Marubi, në 20-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1932, në Tiranë, kur u ekspozua dokumenti për herë të parë.

A e dini ku ndodhet tani ai dokument?

– Nuk e di.

Por fotografia është këtu.

Jemi me fat që kemi fotografinë. Kjo fotografia këtu tregon parlamentin e parë shqiptar në vitin 1921.

Janë disa burra të rëndësishëm aty.

– Po, ata kanë luajtur rol në histori.

Kjo është një fotografi e Princ Vidit.

– Aha, ky është Princ Vidi!

Po. Princ Vidi me gruan e tij, duke përshëndetur popullin në Durrës.

– Është shumë interesante. Ishte hotel ajo ndërtesë, apo rezidenca e tij?

Ishte rezidenca e tij.

Nuk e kam parë asnjëherë.

Sepse ajo ndërtesë nuk ekziston më.

Po prandaj nuk e kam parë.

Tri breza, një trashëgimi! Historia e Dinastisë Marubi, treguar

Gjithmonë e kam imagjinuar si mund të dukej rezidenca e tij. Është fantastike ta shohësh tani.

Ja ku është princ Vidi! Ai nuk e zgjati shumë.

U largua shpejt pas kësaj me gruan e tij, Sofia.

– Uau!

– Është një ndërtesë e madhe, apo jo?

Po, është një ndërtesë shumë e madhe.

Princi Vidi vinte nga një familje e vogël mbretërore gjermane. Ai u caktua si monark i Shqipërisë në vitin 1914 për të stabilizuar vendin në vitet e para të pavarësisë. Mbretërimi i tij ishte i kufizuar dhe zgjati vetëm gjashtë muaj për shkak të trazirave politike dhe shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

Kjo është fantastike. Luçjan shumë faleminderit për kohën tënde!

– Ishte kënaqësi! Je gjithmonë i mirëpritur te Marubi!

– Faleminderit shumë për këtë.

Tani do të shkoj të shikoj ekspozitën e përkohshme poshtë. E kam parë këtë pjesë shumë herë, por ishte shumë bukur të ecja me ty dhe të më shpjegoje disa nga objektet që nuk i dija çfarë përfaqësonin. Faleminderit shumë për këtë!

– Merr kohën tënde. Shijoje qëndrimin në Shkodër dhe vizitën te muzeu Marubi!

Faleminderit shumë!

Ekspozitat e përkohshme te Marubi ia vlen të vizitohen. Dhe sot kam kënaqësinë të shoh një ekspozitë të kuruar nga miku im, Lekë Gjeloshi.

Ajo eksploron punën e tre fotografëve Marubi dhe lidhjen e tyre me shtëpinë e një personaliteti të shquar në Shkodër. Por është e mrekullueshme të shohësh që ky arkiv tani ka një shtëpi të përhershme dhe një që nderon trashëgiminë e tij, duke ftuar brezat e rinj ta shohin."/K.C/dritare.net