Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Shkodra që flet anglisht. Një superdokumentar nga Robert Hackman dhe DritareTv

Shkodra që flet anglisht. Një superdokumentar nga Robert Hackman dhe

Shkodra, qyteti i lashtë që ka ruajtur shpirtin e Veriut shqiptar, vjen për herë të parë në një rrëfim ndryshe, në gjuhën angleze, për një publik ndërkombëtar, në një dokumentar të realizuar nga Robert Hackman, gazetar britanik me sy për historitë që prekin shpirtin. Ky dokumentar nuk është thjesht një udhëtim turistik, por një përvojë emocionale, kulturore dhe identitare që i flet botës për një Shqipëri tjetër, atë që shpesh nuk zë vend në guidat zyrtare.

Kjo iniciativë është pjesë e një vizioni më të madh që po ndërtohet nga Dritare TV, televizioni i parë online në Shqipëri, që nuk ndalet së kërkuari risi. Pas suksesit në informimin e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, Dritare TV po hap një kapitull të ri: një media shqiptare që fton të huajt të jenë jo vetëm shikues, por edhe gazetarë, autorë e bashkëpunëtorë.

Shkodra që flet anglisht. Një superdokumentar nga Robert Hackman dhe


Në një kohë kur shumica e mediave ndjekin ritmin e zakonshëm të lajmeve të përditshme, Dritare zgjedh një rrugë tjetër, të tregojë Shqipërinë përmes syve të atyre që vijnë nga jashtë, por që kuptojnë thellësisht çfarë fsheh ky vend. Robert Hackman është shembulli i parë i këtij drejtimi të ri. Me një gjuhë të pastër, një vështrim të ndershëm dhe një pasion për të panjohurën, ai sjell një Shkodër që mahnit, provokon dhe emocionon.

Shkodra që flet anglisht. Një superdokumentar nga Robert Hackman dhe

Ky dokumentar është vetëm nje cast nga puna jone. Dritare TV po ndërton një urë të re mes Shqipërisë dhe botës, duke treguar se gazetaria nuk ka kombësi, por vetëm ndershmëri dhe dashuri për të vërtetën.

Shikoni dokumentarin. Ndani historinë. Bëhuni pjesë e kësaj lëvizjeje të re mediatike./dritare.net