Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Kisha e Leusës, ajka e Përmetit!

Kisha e Leusës, ajka e Përmetit!

Në Përmet është një vend unik ku shkojnë të gjithë. Kisha e Leusës që po vizitohet nga shumë turistë që duan të prekin mrekullinë e rrethuar me art mural që daton që nga periudha bizantine, a më herët.

Kisha e Leusës, ajka e Përmetit!

Kjo kishë është ruajtur dhe mbrojtur me fanatizëm nga banorët që duan t’u trashëgojnë fëmijëve e nipërve, një objekt kulti, ashtu siç e trashëguan ata nga të parët e tyre.

Kisha e Leusës, ajka e Përmetit!

Edjon Maliqi, specialist i turizmit në Përmet në një intervistë për DritareTv tregon pse vizitohet kaq shumë kisha e Leusës, ajka e Përmetit.

“Është një nga vlerat më të rëndësishme që ka qyteti i Përmetit. Kjo kishë gëzon statusin si monument kulture. Është një kishë që daton që nga periudha bizantine, shekulli i 6-të. Nëse do e shohim nga brenda do kuptojmë që është më e vjetër. Është një nga kishat më unike që ka Shqipëria, ndaj vizitohet nga shumë turistë.", thotë Edjoni për gazetaren Marina Kërçeli në DritareTv./K.C/dritare.net