Harry dhe Meghan largohen nga SHBA, Trump: Jam i lumtur për këtë
Dritare.net

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar rikthimin e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se është i kënaqur që çifti është larguar nga Shtetet e Bashkuara.
Gjatë një prononcimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh se nuk ka qenë asnjëherë mbështetës i çiftit. Ai kritikoi veçanërisht mënyrën se si Harry dhe Meghan janë sjellë ndaj familjes mbretërore britanike.
Trump tha se çifti ka treguar “mungesë të madhe respekti” ndaj familjes mbretërore dhe veçoi Meghan, për të cilën tha se kishte shfaqur mungesë respekti veçanërisht ndaj mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II dhe mbretit Charles III.
“Jam i kënaqur që janë larguar. Nuk kam qenë admirues i tyre”, tha Trump, duke shtuar se, po të ishte pjesë e familjes mbretërore, ai vetë nuk do t’i kishte pranuar sërish.
Presidenti amerikan kujtoi gjithashtu marrëdhënien e tij me familjen mbretërore. Ai tha se kishte pasur një marrëdhënie shumë të mirë me mbretëreshën Elizabeth II dhe se e njihte prej kohësh mbretin Charles, të cilin e cilësoi si një njeri shumë të mirë.
Harry dhe Meghan u larguan nga detyrat zyrtare të familjes mbretërore në vitin 2020 dhe u vendosën në Kaliforni. Pas rreth gjashtë vitesh në SHBA, çifti dhe fëmijët e tyre janë rikthyer në Britani, ku pritet të qëndrojnë për një periudhë të gjatë.
Megjithatë, rikthimi në Britani nuk nënkupton rikthimin e tyre në detyrat zyrtare mbretërore. Harry dhe Meghan do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore./L.F-dritare.net