Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do të mbyllen negociatat me BE-në në 2027! Marta Kos jep lajmin për Shqipërinë!

A do të mbyllen negociatat me BE-në në 2027! Marta Kos jep lajmin

Shqipëria mund të arrijë objektivin për mbylljen e kapitujve deri në vitin 2027. Kështu deklaroi Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, gjatë prezantimit të paketës së zgjerimit 2026 në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Duke vlerësuar përparimin e Shqipërisë në reforma, Kos theksoi se liria e medias dhe pavarësia e gjyqësorit mbeten sfida kryesore.

“Sa i përket Shqipërisë, ritmi i reformave ka ecur. Janë bërë përparime në reforma. Shqipëria ka ecur sa i përket katër kapitujve të fundit dhe është duke punuar për të mbyllur edhe kapitullin paraardhës. Po punohet për të mbyllur edhe kapitujt e tjerë. Shqipëria mund të arrijë objektivin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Liria e medias dhe pavarësia e gjyqësorit mbeten kryesore", thotë Kos./dritare.net