
Hap pas hapi/Ja çfarë i bën trupit koronavirusi!
Dritare.net

Koronavirus, është quajtur një sëmundje e butë. Por shumë njerëz nuk arrijnë ta përballojnë. Por çfarë i bën ky lloj virusi trupit?
Si fillim koronavirus, infekton qelizat në fyt, rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë. Ai i kthen ato në një ‘fabrikë’, për t’u shumuar, e më tej të sulmojë edhe qelizat e tjera në të gjithë trupin.
Shumë njerëz nuk shfaqin fare simptoma. Por zakonisht, periudha e inkubacionit, koha midis shfaqjes së infeksionit dhe simptomave të para, është mesatarisht pesë ditë.
Çfarë përjetojnë njerëzit që infektohen me Covid-19?
Teta nga dhjetë, njerëz të infektuar, kanë më shumë kollë dhe ethe. Dhimbjet e trupit, dhimbja e fytit dhe dhimbja e kokës janë disa nga simptomat, informon dritare.net, por jo të gjithë i përjetojnë.
Ethet dhe lodhja e tepërt, është reagimi i trupit ndaj infeksionit. Trupi e njeh virusin si një armik, dhe në ‘kundërpërgjigje’, lëshon kimikate që quhen citokina.
Shërimi vjen vetëm duke pushuar, duke pirë lëngje dhe paracetamol. Pasi jo të gjithë kanë nevojë për trajtime nga stafi mjekësor. Por disa njerëz, në varësi edhe të shëndetit dhe sistemit imunitar, nuk arrijnë ta kalojnë kaq thjeshtë sa mund ta kalojë një njeri i shëndetshëm.
Mushkëritë të infektuara me koronavirus, tregojnë se virusi i ka pushtuar ato. Rreth 14% e të infektuarve, kanë nevojë për ventilator, pasi nuk arrijnë të mbushen me frymë, informon dritare. Kjo për shkak se në mushkëri, qeset e vogla, nisin e mbushen me ujë, duke shkaktuar gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje.
Rastet kritike
Rreth 6% e të infektuarve sëmurën rëndë. Në këtë pikë trupi e humb luftën me virusin. Koronavirus, në këtë pikë ka hedhur ‘spirale’ në të gjitha qelizat e trupit, duke dëmtuar të gjithë organet.
Trupi mund të pësojë shok, kur presioni i gjakut bie në nivele shumë të ulëta, duke bërë që organet të pushojnë së punuari. Po kështu, inflamacioni i përhapur në mushkëri, dhe vështirësia në frymëmarrje, bën që trupi të mos mjaftohet me oksigjen./L.F-dritare.net

















