Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmeti/Haki Çako: Kush përbuz punën e forcave tona, nuk është shqiptar

Tërmeti/Haki Çako: Kush përbuz punën e forcave tona, nuk
Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako u shpreh në studion e Ora News se të gjitha strukturat e shteti kanë qenë korrektë në punën e tyre, në operacionin e vështirë, për shpëtimin e njerëzve nga rrënojat e banesave, shembur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kush përbuz punën e tyre, tha çako, nuk është shqiptar.

"Funksionimi i të gjitha strukturave tona dhe investimi i qeverisë shqiptare ka qenë mëse konkret. Nuk është e vërtetë që forcat e mbrojtjes nga zjarri kanë qenë pa kokore, pa mjete. Le t’i kthejnë pamjet filmike dhe të gjithë kontributin e këtyre njerëzve. Kanë qenë 38 jetë njerëzish që u shpëtuan nga këto forca. Ato kanë qenë po kaq aktive sa edhe heronj. Kush fyen dhe përbuz punën dhe kontributin e tyre, jo vetëm që nuk është shqiptar, por nuk është as realist, nuk ka as dashamirësinë më minimale”, u shpreh Çako./L.F-dritare.net