
Gështenjat mund t’i piqni edhe në furrë, një alternativë e shijshme
Dritare.net

Nuk është e nevojshme në fakt, sepse dëshirën për të shijuar gështenjat aq të shijshme mund ta realizoni edhe në shtëpi, pa qenë nevoja të blini një tigan special për t’i pjekur ato. Provoni furrën. Ju duhen vetëm 30 minuta durim, që ato të bëhen gati.
Gështenja në furrë
Meqë është vjeshtë, nuk do të thotë se gështenjat e pjekura e të ngrohta mund t’i hash vetëm në rrugë. Edhe kur nuk kemi mjetet për ti pjekur mjafton një furrë për ta bërë realitet dëshirën tonë. E rëndësishme është që të ndjekim këshillat. Duhet që minutat e pjekjes të shkojnë sipas madhësisë së frutit.
Nëse keni një furrë special, mjaftojnë 20-35 minuta pjekje në një temperaturë prej 220°. Ato duhet të hahen të ngrohta në mënyrë që të mos humbasin shijen dhe sidomos që t’u hiqet lëkura më me lehtësi.
Disa këshilla
Për të përgatitur gështenjat e pjekura duhet që të paktën t’i zhysni në ujë të ftohtë dy orë para gatimit. Pastaj thajini. Për të siguruar që të mos plasin, bëjuni nga një të prerë të vogël në majë. Shpërndajini në një letër gatimi, deri sa të marrin ngjyrën kafe të pjekjes.
Pasi të piqen lërini të qëndrojnë në një pecetë të thatë për disa minuta. Shërbejini të nxehta. Në qoftë se doni t’i ruani për më vonë, mund t’ua hiqni lëkurën, t’i vendosni në një qese për ushqime të ngrira dhe t’i konsumoni brenda pak ditësh.
Përdorime alternative
Gështenja në furrë janë të shkëlqyera, por mund të përdorni edhe gatime të tjera, si ëmbëlsira. Vendosini në një tigan dhe hidhni pak sheqer deri sa të karamelizohen, hidhni pak konjak dhe shërbejini të nxehta./shije

















