Foto/ "Shkodra përmbytet, Voltana hedh valle në Londër"
Dritare.net
Situata paraqitet mjaft kritike me shumë zona të mbuluara nga uji. Në disa banesa dhe lagjje të bashkisë Shkodër uji shkon edhe në mbi një metër lartësi.
KESH ka bërë të ditur hapjen e portave të HEC-eve të Vaut të Dejës, Shkpetit dhe Ulzës e cila po e bën akoma më kritike situatën për qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e tij.
Por kjo mesa duket nuk e shqetëson kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, e cila, siç shihet në foton e mësipërme, është duke kërcyer në një prej restoranteve të Londrës.
“Shkodra përmbytet e kryetarja përdridhet. Ajo ka qenë në Londër në një darkë për qejf me disa shkodranë. Postojeni nëse mundeni, pasi tani që flasim shumë shkodranë janë nën ujë, ndërsa kryebashkiakia hedh valle në Londër”, – thotë personi që ka dërguar fotot në faqen e Jeta osh qef.
Kryebashkiakja Ademi ka diskutuar gjatë me Edi Ramën për mungesën e fondeve nga pushteti qendror kundrejt atij lokalit, por edhe kur nuk ka nevojë për fonde, por vetëm për të qëndruar pranë qytetarëve e për t’i mbështetur ata qoftë edhe vetëm moralisht, kryebashkiakja mjaftohet duke shpërndarë në profilin e saj në Facebook lajme që postohen në portalin zyrtar të bashkisë, shkruan Jeta osh qef.