Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Rita Ora dhe Eyal Booker, janë shumë miq apo diçka tjetër?

Foto/ Rita Ora dhe Eyal Booker, janë shumë miq apo diçka
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka arritur shumë sukses falë talentit që ajo ka prandaj është shumë e ndjekur dhe e komentuar në rrjetet sociale.

Rita Ora mbrëmjen e së shtunës  kishte veshur një fustan të bardhë dhe një xhaketë me po të njëjtën ngjyrë, teksa darkoi me Eyal Booker.

Këngëtarja dukej e përsosur me veshjen, dhe e lumtur teksa shijoi një natë në qytet sëbashku  me Eyal Booker.

27 vjeçarja shqiptare dhe Booker, 21 vjeç, dukeshin të relaksuar teksa po dilnin nga Nitting Hill.

Fustani i bardhë që kishte veshur Rita ishte shumë i hapur te gjoksi, ndërsa veshjen e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza.

Nuk dihet nëse rita ka nisur një lidhje të re me Eyal Booker, pas ndarjes me Andrew Watt, por gjithsesi ata deri më tani nuk kanë deklaruar se janë më shumë se miq./A.C/dritare.net