Na ndiqni edhe në

Arkiv

Foto/ Princi Uilliam dhe Kate Middleton, më romantikë se kurrë në dasmën e Eugenias

Foto/ Princi Uilliam dhe Kate Middleton, më romantikë se kurrë
Me dy dasma të bukura mbretërore këtë vit, mbretërorët ndanë disa momente të ëmbla, gjë që zakonisht është e rrallë dhe e pazakonshme.

Duke pritur në Chapel të St.George's për dasmën e princeshës Eugenie dhe Jack Brooksbank, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dukeshin të admirueshëm, ndërsa mbanin duart, teksa po uleshin pranë princit Harry dhe Meghan Markle. Princi Uilliam mbajti dorën e Kate dhe të dyja i mbështeti mbi gjurin e vet, informon dritare.net

Ata e ndanë momentin e bukur para se të niste ceremonia, pasi fëmijët e tyre, princesha Charlotte dhe princi George, përmbushën detyrat e tyre si shoqërues të nuses dhe dhëndrit. Megjithëse Harry dhe Meghan janë të hapur, ne rrallë e shohim në jetën romantike të Uilliam dhe Kate, të cilët nuk e shfaqin dashurinë e tyre në publik./K.C/dritare.net