
Foto/ Kush janë bashkëshortët e “fshehtë” të VIP-ave shqiptarë
Dritare.net

Ornela Bregu
Ajo që ka bërë më shumë përshtypje ishte Ornela Bregu. Moderatorja e njohur është treguar gjithmonë e rezervuar dhe të paktë janë ata që e njohin jetën jashtë ekranit të ish-moderatores së “E diell”. Këtë të enjte, motra e deputetes Majlinda Bregu ka festuar një ngjarje të veçantë në familjen e saj, ditëlindjen e bashkëshortit Elvis Gjeçaj. Në foton e fundit që Ornela ka postuar në “Instagram” shkruan me humor urimin “14 vjeç dhëndër”, ndërsa prezanton për herë të parë publikisht bashkëshortin. Ornela dhe Elvisi janë prindër të dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë.
Artjola Toska
E dinit që këngëtarja e muzikës popullore Artjola Toska është e martuar? Me siguri vetëm pak nga ju, por Artjola në të vërtetë ka një martesë të gjatë dhe të lumtur. Këngëtarja e njohur nuk ka folur kurrë për jetën e saj jashtë skenës dhe ka refuzuar gjithmonë të përfshijë familjen në vëmendjen e publikut. Megjithatë, bashkëshorti i saj është gjithmonë në prapaskenë, në çdo event ku ajo merr pjesë. Artjola e ka prezantuar gjatë ditëve të fundit bashkëshortin, me të cilin është e martuar prej 15 vjetësh. Vitin e kaluar ajo i dedikoi një baladë të titulluar “Për ty”, një surprizë që Artiola i bëri për Shën Valentin. Sidoqoftë, ajo që dihet për çiftin është që janë njohur në Prizren dhe nuk janë ndarë më kurrë.
Qetsor Ferunaj
Jetën e tij private ka arritur ta fsheh me sukses edhe Qetësori, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother”. Djali nga Vlora, të cilin e kemi parë edhe në rolin e moderatorit, ka rrëfyer se është i martuar prej kohësh, por bashkëshorten e tij nuk e kishim parë kurrë. Të paktën deri tani, kur vetë Liljana ka postuar një foto të familjes, ndërsa uronte Qetësorin për ditëlindje. “Zemra ime të urojmë gëzuar ditëlindjen, edhe shumë vite të lumtura. Je babi dhe bashkëshorti më i mirë në botë”, shkruan Liljana Ferunaj në “Facebook”, ndërsa në foton që ka publikuar shihen edhe dy fëmijët e tyre./Bluetooth

















